Milani konfirmon Alegrin, trajneri premton zgjidhje

anazapta

Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani kanë biseduar pas humbjes me Fiorentinën dhe kanë vendosur që Milani të vazhdojë nën drejtimin e Masimiliano Alegrit. Kuqezinjtë u mundën 0-2 në “San Siro”, ku kishin barazuar edhe në mesjavë me Lacion, duke e bërë përherë e më të vështirë arritjen e vendit të tretë që të çon në Champions League për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, trajneri është shndërruar në një person të padëshiruar tashmë për tifozët e Milanit, por nuk ka ndërmend të largohet.

“Milani do të jetë në grumbullim që të dielën. Vendimi u mor nga shoqëria që u përball në diskutim me trajnerin dhe lojtarët”, thotë trajneri. “Është momenti më i vështirë në këto tre vjet e gjysmë te Milani. Qëndrimi bashkë do të na bëjë mirë për të përgatitur ndeshjen me Barcelonën. Ndaj Fiorentinës, 30-minutëshi i fundit ishte vërtet i shëmtuar në aspektin psikologjik. Edhe këtë herë e pësuam nga një episod, që ishte autogoli. Duhet të gjejmë një zgjidhje, nuk mund të luajmë keq si në këtë ndeshje. Krijojmë shumë pak në sulm, por nuk është çështje merkatoje, ndërkohë që kemi pasur edhe shumë dëmtime”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, Alegri thotë se ai do të vazhdojë të bëjë detyrën, ndërsa çdo vendim do të jetë në dorë të klubit. “Në këtë moment duhet të gjej një zgjidhje për problemet që kemi dhe në një mënyrë apo në tjetrën do t’ia dal. Pastaj klubi do të marrë vendim”, thotë trajneri.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *