Mbrojtësi do të huazohet në janar, me të drejtë blerjeje nga klubi italian
Milani ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Valencias, Adil Rami. Sipas gazetës spanjolle “AS”, se lojtari do të transferohet atje në janar. Adriano Galiani dhe Valencia do të nënshkruajnë një kontratë huazimi me të drejtë blerjeje nga klubi italian për 7 milionë euro. Lëvizja përpara kohe e Milanit duket se ka zhvlerësuar konkurrencën e Romës që kishte shfaqur interes konkret për lojtarin.