Milani në pritje të Angel di Maria

Gazeta Dita

Për këtë nuk ka dyshime, sepse klubi kuqezi deri tani është protagonisti më i madh i merkatos së verës në kontinent, me gjashtë blerje të zyrtarizuara.

Lojtari i fundit i cili firmosi pikërisht sot për “Djallin” është mesfushori Hakan Çalhanoğlu (për 22 milionë euro), ndërkohë që brenda pak orësh pritet edhe afrimi i italianit Andrea Conti.

Duket qartë se 7-herë kampionët e Evropës duan të rikthejnë lavdinë, si veshjen e tyre më të bukur dhe autentike që kanë pasur prej dekadash.

Për këtë, në Milano po bëjnë gati goditjen e radhës, më të madhen, atë të yllit Angel di Maria.

Sipas britanikes “The Sun”, mesfushori ofensiv i PSG-së (nën kontratë deri në vitin 2019) kushton 49 milionë euro dhe është pranë kalimit në Serie A.

Parisienët thuajse kanë mbyllur marrëveshjen me pasuesin e tij, i cili do të jetë James Rodriguez.

Skenar më ideal se ky nuk ka, por për realizimin e tij duhet më shumë se një regjisor, apo jo? Sigurisht, edhe milionat…

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *