Milan, pas blerjeve të Musacchio, Kessie dhe Rodriguez, pret finale e Cardiff-it, që të nisur sulmin për Morata. Alternativë është Kalinic. Klubi kuqezi nuk do të ndalet me përforcimet e sipërcituara, por do të vijojë investimin për të rregulluar mbrojtjen dhe mesfushën, ndërsa po planifikon një “hit” të madh për sulmin.
Objektivi kryesor, pavarësisht thashethemeve për Belotti, është Alvaro Morata. Ish-sulmuesi i Juventusit pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, të cilët në këto momente nuk kanë bërë ende ndonjë hap zyrtar drejt Real Madridit, klubit që zotëron kartonin e futbollistit.
Sipas “Tuttosport”, Milani është i gatshëm të presë finalen e Cardiff-it, para se të nisë sulmin frontal për Morata. Alternativa, në rast se spanjolli refuzon, përfaqësohet nga Kaliniç, megjithatë, edhe pse duket shumë më i lirë se Morata, ai mund të largohet nga Fiorentina për 30 milionë euro.
Ndërkohë, kontakte ka me Wolfsburg, klub me të cilin kuqezinjtë duan të flasin për Luiz Gustavon.
