Lucas Biglia është larguar nga pika e grumbullimit të Lazio.
Ai ka udhëtuar drejt Milanos në mbrëmjen e ditës së enjte.
Ditën e sotme ai ka kryer vizitat mjekësore në Milano.
“Lazio do ta kem gjithmonë në zemër sepse më kanë trajnuar shumë mirë.
Kalimi te Milan ishte një zgjidhje e imja, që ka të bëj vetëm me aspektin sportiv,” – deklaroi Biglia pasi u nis nga Roma për në Milano.
Biglia do të marrë 3.5 milionë euro në vit duke e mbajtur deri në 2020 në Milano.
Për argjentinasin kuqezinjtë do të paguajnë 17 milionë euro, plus 3 milionë euro në formën e bonueseve.
dh.th
