Milani rinovon me De Jong

Dita

Tashmë është zyrtare, Nigel De Jong do të jetë pjesë e kuqezinjëve të Milanit edhe për tre sezonet e ardhshme.

Në momentin që e gjithë vëmendja është hedhur tek afrimet e mundshme, administrator i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani nuk ka humbur kohë dhe ka siguruar shërbimet e një futbollisti shumë të rëndësishëm në vitet e fundit që për më tepër kërkohej nga disa skuadra europiane.

Mesfushori holandez ishte një nga më të kuotuarit për t’u larguar nga Milani këtë verë me trajnerin e Manchesetr United, Van Gaal që e priste me krahë hapur por edhe me Schalken dhe Ajaxin që kishin shfaqur interes. Por në fund duket se Galliani ka arritur ta bindë hollndezin që të vazhdojë karrierën e tij në San Siro e cila do të vishet kuqezi deri në moshën 34 vjecare.

Me Milanin De Jong u bashkua menjëherë pas përfundimit të Euro 2012 dhe gjatë kësaj periudhe regjistron 90 takime dhe 7 gola të shënuar, ndërsa sezonin e shkuar luajti në total 29 ndeshje në Serinë A ku shënoi edhe 3 gola.

Me këtë rinovim të De Jong Milani e ka sfumuar tashmë interesin për Thiago Motën i cili duket pranë rikthimit tek Atletico Madrid skuadër me të cilën ka luajtur në sezonin 2007-2008 pavarësisht se u impenjua shumë pak për shkak të dëmtimit të gjatë që e mbajti jashtë fushave të lojës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *