Vajza e Berluskonit merr klubin gjerman si model biznesi për ringritjen e kuqezinjve
Futbolli është dëfrim, tifozët klientë, ndërsa Bajerni i Mynihut duhet marrë si model. Kjo është filozofia e Barbara Berlusconit për të ardhmen e Milanit. Një skuadër që evoluon, por që nuk mohon të shkuarën e lavdishme. E bija e presidentit Silvio Berlusconi e sheh të ardhmen me shumë ambicie, por edhe me kursim, sigurisht pa ërjashtuar mundësinë e afrimit të kampionëve të rinj apo të Pep Guardiolës. Nëse Milani heq dorë nga nga kampionë të tillë si Ibrahimovic, mund të zbulojë gjithmonë të rinj të talentuar. Shembulli më i mirë është El Shaarawy, i cili qëndron me këmbë në tokë, dhe mund ta nxisë publikun që të identifikohet me të. Por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të afrohen futbollistë të rëndësishëm. Për ta gjetur modelin, Barbara Berluscsoni nuk shkon larg dhe kujton se Bajerni nxjerr shumë futbollistë të talentuar, arrin të arkëtojë shumë para dhe gjithmonë qëndron në majat e futbollit evropian. Sipas saj, Fair play financiar është e vetmja rrugë që duhet ndjekur. Shpenzimet për rrogat nuk duhet të kalojnë 50% të të ardhurave. Drejtuesja e lartë e Milanit merr si shembull Juventusin, për të treguar se ka skuadra që pëlqehen nga tifozët dhe që fitojnë trofe edhe pa pasur kampionë të mëdhenj. Sipas Barbara Berlusconit, lojtarët kampionë shkojnë dhe vijnë, ndërsa bluza mbetet emblemë. Vajza e Silvio Berluskoni kujton se klubet e Serisë A duhet të jenë të bashkuara dhe të funksionojnë me rregulla strikte, pasi vetëm në këtë mënyrë futbolli italian do të rrisë imazhin në botë dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat.