Milani ka zyrtarizuar shkarkimin e Filippo Inzaghit nga detyra e trajnerit të skuadrës dhe gjithashtu ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij: Sinisa Mihajloviç. Trajneri serb ka firmosur për dy sezonet e ardhshme me kuqezinjtë.
Sezonin e kaluar, Milani përfundoi kampionatin në vendin e dhjetë dhe nuk do të jetë në asnjë kompeticion europian për të dytin vit radhazi.
Inzaghi ka pasur një karrierë të shkëlqyer me Milanin si lojtar, duke fituar dy kampionate, një Kupë Italie, dy Superkupa Italie, dy Champions League, dy Superkupa Europe dhe një Botëror Klubesh, por si trajner rezultatet e tij ishin zhgënjyese.

EDHE NE QE NA PELQENTE NDOPAK MILAN, TANI I VAREM QILLOT.
JO SEPSE KY ESHTE SERB, POR SEPSE I URREN SHQIPETARET.