Milani synon yllin e Bayern, kostoja 40 milionë euro

J L

Te Bajerni i Mynihut kanë nisur planet e merkatos për sezonin e ardhshëm.

Bavarezët do të bëjnë një lloj revolucioni, i cili përveç Riberisë apo Robenit, mund të përfshijë edhe emra si Boateng apo Myler. Pikërisht ky i fundit ka përfunduar në radarët e Milanit.

Sipas revistës “Kicker”, kuqezinjtë kanë kryer edhe një sondazh të parë për të testuar vullnetin e futbollistit.

Përveç “Djallit”, në gjurmët e sulmuesit janë vënë edhe klube të tjera, ndër të cilat edhe Interi. Momenti i lamtumirës duket se do të vijë pas rreth 700 ndeshjes me kampionët në fuqi të Gjermanisë, teksa klubi nuk planifikon ta lëshojë pa përfituar të paktën 40 milionë euro.

Duke parë mundësitë financiare, drejtuesit e Milanit do të kërkojnë ta ulin këtë shifër, madje ekziston edhe një mundësi për të përfshirë në bisedime Davide Kalabrian.

Nëse Bajerni fiton këtë vit kampionatin, 30-vjeçari mund të mbyllë raportin me skuadrën ku luan prej një dekade me plot 20 trofe të fituar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *