Milani zyrtarizon numrin 10 për dy sezonet e ardhshme

entela

Tashmë është zyrtare, Brahim Diaz do të mbajë numrin 10 të Milanit për dy sezonet e ardhshme, i huazuar nga Real Madrid. Mesfushori spanjoll do të jetë pjesë e nënkampionëve të Italisë deri në verën e vitit 2023.

Pas largimit të Calhanoglu në drejtim të Interit, Milani është vënë në kërkim të një mesfushori me karakteristikat e turkut, por me marrjen e numrit 10 nga Diaz, mbetet për t’u parë nëse mesfushori i ri i ardhshëm do të jetë titullarë apo zëvendësuesi i spanjollit.

“I lumtur që u riktheva, faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, tha Diaz në prezantimin pas nënshkrimit të kontratës.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *