At Alberto Barin është 51 vjeç dhe prej 15 vitesh punon tek burgu S. Vittore i Milanos. Si prift, çdo ditë ka të bëjë me njerëzit më problematikë dhe fama e tij si “njeri i mirë”, ka kapërxyer edhe muret e ngushta të burgut.Por në dollapin e Atit, fshihej një sekret i errët. Në këmbim të ndonjë sendi të çmuar për burgun (sapun, furçë dhëmbësh, cigare) dhe ndonjë fjalë të mirë drejtorit të burgut, abuzonte seksualisht mbi të dënuarit.
Provat janë të rënda: policia u shpreh që në dispozicion të prokurorisë ka filmime dhe dëshmi të viktimave, shumica e tyre vijnë nga Afrika e Veriut dhe janë dënuar për krime të lehta. “Premtimet e tij ishin si mjet shkëmbimi për pulsionet seksuale, shpesh herë obsesive”, lexohet tek deklarata për shtyp të policisë. Më në fund ujku u largua nga vatha e qingjave… (E.X.)