Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Diana Mile: Bujqësia prioritet, do të ndihmojmë dhe me subvencione
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Diana Mile: Bujqësia prioritet, do të ndihmojmë dhe me subvencione
Lajme FlashPolitike

Diana Mile: Bujqësia prioritet, do të ndihmojmë dhe me subvencione

Dita
Published June 3, 2015
Share
SHARE

Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile u takua me banorë të Komunës Remenj. Në këtë aktivitet, Mile shoqërohej nga deputeti i PS-së, Ilir Xhakolli dhe nga drejtues vendorë të strukturave të LSI-së dhe të PS-së. Kandidatja e përbashkët e së majtës, Diana Mile theksoi se pas 21 qershorit, të gjithë banorët do të kenë standarde të barabarta shërbimi dhe punësimi, ndërsa premtoi edhe ndihmë për më shumë subvencionime për bujqësinë dhe për blegtorinë.

“Ajo që ne kemi për detyrë kryesore është të barazojmë cilësinë e jetës të gjithë banorëve. Edhe në komunën tuaj, por dhe në Mokër e Udenisht e në zona të tjera. Projektet tonat e para që kemi përfshirë në program janë për zonat tuaja. Sëpari është infrastruktura e cila është edhe mjaft e nevojshme, është projekti i qeverisë që ka marrë jetë superstrada Qukës-Qafë Pllocë, e cila është tregues optimizmi. Për këto zona, bujqësia dhe blegtoria janë dy shtyllat kryesore të zhvillimit ku ne do të përqendrohemi”, tha Mile. Një tjetër ndalesë ishte ajo në zonën e Leshnicës. Kandidatja Diana Mile shpalosi disa pika të programit të saj, ku prioritet do t’i jepet bujqësisë dhe zhvillimit të saj përmes përmirësimit të kushteve të fermerëve.

“Do mundohemi të plotësojmë kushtet e nevojshme për të gjithë ato gjëra që ju nevojiten për bujqësinë, si vaditja, kullimi i tokave, por dhe ndihma që do të vijë përmes subvencionit nga bashkëpunimi jonë me Ministrinë e Bujqësisë, nëpërmjet shoqatës së fermerëve të cilën bashkia e re do të krijojë. Do të ketë mundësi çdokush nga ju të përfitojë nga subvencionimi i farave, i plehrave kimikë, fidanëve dhe lehtësimin në çmimin e naftës. Këto janë ato të cilat pikë së pari bashkia e re premton t’ju vijë në ndihmë fermerëve duke qenë pjesë e kësaj shoqate”, tha znj. Mile.

Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Pogradecit tha se gratë zënë një vend të veçantë në programin e saj për t’i integruar dhe për t’i përshirë në fusha të ndryshme. “Një rol shumë i rëndësishëm është ai i gruas. I përgëzoj që sot janë këtu. Mendoj që për to do të mendojmë akoma më shumë për t’i integruar në të gjitha projektet, në të gjitha fushat në mënyrë që ato të jenë pjesë e pandarë e projekteve tona. Të gjitha këto projekte të cilat ne do t’i realizojmë pas 21 qershorit, kërkojnë mbështetjen tuaj, sugjerimet tuaja dhe unë ju ftoj të punojmë sëbashku për të ardhmen tonë”, theksoi Mile. Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Pogradecit, Diana Mile zhvilloi takime dhe në zonat e Rotokalit, Zagorçanit dhe të Beragozhdit.

Dita June 3, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?