Autobusi i turit digjet, Miley Cyrus krihet

anazapta

Turneu i Miley Cyrus nga i nxehtë është bërë i flaktë. Autobusi që transporton këngëtaren nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë flakë. Në momentin e rënies së zjarrit në autobus ndodheshin mamaja e saj Tish dhe motra e vogël Nohan, të cilat kanë publikuar dhe një video të aujtobusit në flakë.

Por frika për incidentin ka zgjatur shumë pak, pasi Miley shumë shpejt është kthyer në plazh për të dhuruar dhe njëherë më shumë shfaqjet e saj tashmë tipike. Edhe pse nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i këtij incidenti janë të shumtë ata që mendojnë se autobusit i është vënë flaka nga besimtarë fanatikë që prej kohësh kanë nisur të grumbullohen para vendeve të koncertit të këngëtares e cila jo rrallë provokon me performanvat e saj. / I.K

MILEY 14

 

MILEY 10

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *