Miliarderi Elon Musk : S’kam shtëpi, fle në banesat e miqve

Amelda Amelda

Njeriu më i pasur në botë nuk ka një shtëpi të tij dhe fle në banesat e miqve.

Aktualisht nuk kam një shtëpi, me pak fjalë qëndroj tek miqtë e mi, fle në dhomat e gjumit që kanë për miqtë”, rrëfeu miliarderi Elos Musk në një intervistë për Chris Anderson.

Musk ka një pasuri me vlerë neto 251 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Sigurisht, do të ishte shumë problematike nëse do të shpenzoja miliarda dollarë në vit për konsum personal, por s’është kështu”, rrëfeu Musk, duke shtuar se ai nuk ka në pronësi një jaht, si edhe nuk bën pushime, megjithëse ka një avion personal.

Më pas vazhdoi: “S’bëj shpenzime të mëdha. Dua të them, me përjashtim të një avioni, por nëse nuk e përdor do të thotë më pak orë pune.”

Miliarderi nuk ka një shtëpi të përhershme, pavarësisht se është personi më i pasur në botë.

Në një intervistë për Vanity Fair, ish-partnerja e tij Grimes, tha se Musk ndonjëherë jeton “nën kufirin e varfërisë”.

a.m/dita

Share This Article
6 Comments
  • 1. Personalitete qe bejne nje jete te thjeshte por japin nje kontribut te jashtezakoneshem ne krijimin e teknologjive te reja, e gjejne kenaqesine tek puna krijuse qe çon ne perparimine njerezimit.

    2. Ka dhe te tjere si Elos Musk, por per fat te keq, disa individe shohin vetem milionat e miliardat e dollareve dhe behen xheloze. Ato mendojne se kjo bote eshte e pa drejte.

    Pse nuk ka shtepi Elos Musk?

    3. Se nuk ka kohe te meret me kete pune, ose me mire, nuk i shkon mendja fare, se e perjeton me intensitet cdo sekond te punes se tij krijuse e rezultative.

    4. Individe te tille, miliardere, i investojne te gjitha paret dhe jane autoret e revolucjonit shkencor ne diteve e sotme.

    5. Majtistet ekstreme, kerkojne qe ti rishperndajne pasurite e tyre, por harrojne se nje pjese e madhe e vendeve te punes, ku ato marin rrogat, jane krijuar nga Elos Musk, Bezos, Zukenberg, ……. , e mijra, e mijra te tjereve si ato.

    6. E majta ekstreme eshte shum e rrezikshme, gjeneron parazitizem dhe individet krijus nuk i stimulon. Ajo e çon me te vertete shoqerine ne barazi. Pra te gjthe jane te “barabarte ne varferi”. Kjo eshte aresyja qe komunizmi deshtoj, por ne mendjen e disave, dembeleve, paraziteve, “komunizmi eshte ende i pranishem”

    7. Ndersa jeta e qindra miliona njerezish permiresohet nga kontributi i kolloseve te lart permendur, ka shum qe jane xheloze, kur flitet per keto personalitete qe kane miliarda dollare.

    8. Edhe tek ne, ne Shqiperi, ka njerez qe nuk e kuptojne rrugen e perparimit “te mbeshtetur tek puna e ndershme” dhe presin magjira, çudira, …..

    • Ti beson se Elon Musk i ka bere Miliardat me pune te ndershme? Po te ishte ashtu do te ishin gjithe njerezit Miliardere. Dhe mos me thuaj se eshte ndonje gjeni.

      Filloi me minieren e Emeraldeve te te atit te tij ne Afriken e Jugut, ca para te tjera qe ja dhane dhe Bankieret krijoji nje kompani qe quhej X.com duke shfrytezuar mendjen e te tjereve qe i kishte te punesuar. X.com-i u ishte ai qe sot ne quajme PayPal. Shjiti x.com dhe ca qindra miliona te tjera nga burime Bankieresh, krijoji Teslan dhe SpaceX. Natyrisht qe kishte mbeshtetje te madhe financiare nga Bankieret, te cilet dhe e udhezonin se ku duhet te investonte.

      C’do njeri behet i pasur, po te kete para pa limit dhe informacione te brendshme se kur e ku duhet ti investoje.

      Merr psh George Soros apo Warran Buffett Ata i bene Miliardat, sepse ishin ne rrethin e ngushte te bankiereve qe kontrollojne Bankat, Tregjet dhe financat e Planetit. Para se te binte tregu qe ata kontrollojne, ju jepnin sinjalin qe te blinin max kapital dhe piken e hyrjes. Kur tregu shkonte lart, prape sinjal qe te shisnin te vlera ekzakte.e stokut ne burse apo ne Forex.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *