Multi-miliarderi amerikan Jeff Bezos duket se e kishte seriozisht kur tha se do të udhëtonte në hapësirë, teksa ai dhe tre anëtarë të ekuipazhit të tij filluan ditën e sotme stërvitjen intensive për t’u përgatitur fizikisht dhe mendërisht për udhëtimin.
Pronari i Amazon do të udhëtojë me raketën e ndërtuar prej kompanisë së tij “Blue Origin”, e cila është 18.3 metra e lartë. Seancat stërvitore dhe nisja do të bëhen nga Teksasi lindor në SHBA, teksa nisja nuk është përcaktuar ende se kur do të bëhet. Ajo që dihet është se Bezos do të udhëtojë së bashku me vëllain e tij Mark dhe me një student 18-vjeçar, të aftë në fushën e fizikës.
Bezos ka thënë se ky do të jetë hapi i parë drejt krijimit të “turizmit hapësinor”, pra mundësisë që edhe njerëzit jashtë profesioneve të lidhura me eksplorimin e hapësirës të mund të udhëtojnë jashtë planetit Tokë.
Ndonëse programi i Bezos mund të duket shumë ambicioz, miliarderi amerikan nuk duhet nënvlerësuar, teksa arriti të bëhej një nga njerëzit më të pasur në botë.
e.r/dita
