Associated Press ka paraqitur përmes një reportazhi gjendjen e vështirë dhe zemërimin e banorëve të Obotit, në Shkodër, banesat dhe tokat e të cilëve gjenden nën ujë prej të paktën një muaji.
“Banorëve të pjesës veriperëndimore të Shqipërisë po u mbaron durimi, pasi banesat e tyre janë të përmbytura prej një muaji. Ata thonë se qeveria ka bërë fare pak për të lehtësuar problemet e tyre. “Ata marrin miliona euro duke shitur elektricitetin që prodhohet nga uji që ju shikoni në oborrin tim”, thotë fermeri Hil Gjocaj, në Obot. “Por asnjë cent nuk ka ardhur këtu për të më mbrojtur mua dhe biznesin tim nga uji”, shprehet ai.
51-vjeçari tregon serën e tij të mbushur me ujë, një investim prej të paktën 1 mijë eurosh që tashmë është mbuluar nga uji i liqenit.
Një muaj pas reshjeve të dendura, më shumë se 700 shtëpi në qarkun e Shkodrës u rrethuan nga të paktën 1 metër ujë. Rreth 6 mijë hektarë tokë u përmbytën dhe varkat e vogla u bënë i vetmi mjet i transportit.
Oboti shtrihet pesë kilometër nga rruga nacionale. Për të përshkuar këtë distancë duhet të udhëtosh gjysmë ore me varkë. Shumica e shtëpive janë ndërtime dykatëshe, të ndërtuara në dy dekadat e fundit nga emigrantët e kthyer. Më shumë se një milion veta lanë vendin e varfër të Ballkanit pas rënies së komunizmit në 1990, për të kërkuar një të ardhme më të mirë në vendet fqinje, si Greqia.
Vendi që zgjodhën për të ndërtuar shtëpitë e tyre nuk ishte më i miri. Zona është përmbytur plotësisht tri herë gjatë katër viteve të fundit.
Pëllumb Dani, një zyrtar në Shkodër, thotë se zona përmbytet sa herë ka sasi të mëdha reshjesh, pasi tri HEC-et më të mëdha të vendit që mbulojnë 95 për qind të nevojave për energji, janë ndërtuar mbi lumin Drin.
Kur sasia e reshjeve është e madhe, operatorët detyrohen të hapin portat, në mënyrë që të shmanget shkatërrimi i digave. Uji ndjek rrjedhën e tij dhe përfundon duke përmbytur zonat fushore.
Fermerët në Obot thonë se autoritetet kanë akumuluar ujin gjatë verës dhe sasia e madhe e reshjeve të dimrit i ka kapur të papërgatitur, duke e çuar menjëherë nivelin e ujit në rezervuare pranë pikës kritike.
“Nuk ka pasur kurrë përmbytje në pranverë”, thotë 83-vjeçari Pjetër Gjocaj. Ai flet nga ballkoni i shtëpisë së tij të rrethuar nga uji, të cilin nuk ka mundur ta kalojë prej një muaji.
Autoritetet e kompanisë energjetike nuk pranuan të komentonin rreth situatës.
Fermerët thonë se autoritetet qendrore dhe vendore u kanë dërguar ushqime dhe ujë, por shqetësimi i tyre mbeten bagëtitë. “Përmbytjet ndodhën në kohën kur ne po na mbarohej ushqimi i kafshëve. Shumë lopë dhe dele janë pranë ngordhjes për shkak të mungesës së ushqimit”, thotë Denard Franja, një fermer që transportin me varkë e ka kthyer në biznes. “Autoritetet na kompensuan vetëm për përmbytjet e 2010-s, por që atëherë nuk janë dukur më”, thotë ai./ Përgatiti G. Sokoli
ashtu ju pafsha
Ka disa javë që Nënshkodra është e përmbytur, dhe kjo më shuma nga Qeverisja kriminale me ujëmbledhësin e basenit të Drinit dhe pyjet dhe nga nga papërgjegjshmëria e KESH në lënie e liqenit të mbushet mbi kuota dhe hapjen e digave tani “post-mortum” dhe jo nga natyra dhe reshjet.
Së pari këto 20-vjetet e fundit megjithëse janë raportuar investime-shifra marramendëse dhe ka patur dhe dy projekte nga 40-milion $US me BB-re dhe nuk është bërë realisht asnjë investim serioz si për ujësjellës-kanalizimet dhe hidrovoret. Por me komikja ka dhe një Bord Kombëtar të Digave/ (Menaxhimit të Ujrave) s’po flasim per ERE-n se ajo është Berishiane dhe Zhozefiniane i cilit është tulatur apo i ka humbur name e nishani, se as zërin s’u dëgjohet më !!!
Së dyti për rehabilitimin terësor te 5000 km2 të basenit të Drinit, të pyjeve të shfarosur të basenit te Drinit, as sistemimi i prrenjeve me prita malore as ripyllëzime në këte zonë, ku erozioni-prurjet e ngurta nga 25-30 tone/ha/vit në këto zona të zhveshuara shkon ne mbi 50 ton/ha/vit megjithëse ka patur një projekt 20 mln $US me BB-re per zhvilliomin e burimeve natyrore, por asnjë hektar pyll nuk është krijuar në këte zonë, dhe disa prita malore “i ka mare rrjedhja e prrenjeve dhe derdhjet e furishme të lumit pas hapjes së digave me kohë dhe s’i ka pare më njeri se c’ka ndodhur me to, se po të kishim pyje realë-të-lartë në këtë zonë ato do mbanin 20 % të reshjeve.
Në total në këtë rajon janë raportuar gjatë 10 viteve të fundit rreth 300 mln $US por sa janë bërë-mbetur në fakt në terren ???!!!. Nuk duket të jenë bërë as 1 % e tyre !!! Në cilin vend të botës mund të ndodh kjo dhe një popull i tërë, pale institucionet audituese dhe kontrolluese, bën sehir ???!!! Shihni digat kur “dalin” në ekranet e TV-ve me porta të ndryshkura” dhe brigjet e tyre “të zhveshura” pa asnjë kujdesje sikur s’është hedhur asnje lekë për mirëmbajtjen e tyre, sepse Drejtoret e KESH dhe shkojnë e vijnë “marrin apo zhvasin” dhe të gjithë jane bërë miliarderë!!!!! Ku shkuan miliona dollarë, u vodhen ? nga kush, përveçse nga drejtues të Bujqësisë dhe Drejtues-projektesh-fantazmë, se ata të KESH po e po ???!!! A mund të ndodh kjo në ndonje vend të botës ku ka shtet ???!!!