Miliona dollarë më tepër në akset Elbasan-Tiranë dhe Rruga e Kombit

Mila Hysotoci

Ndërtimi i veprave publike në Shqipëri është një histori e mbushur me tejkalime kostosh dhe fatura të fryra në kurriz të taksapaguesve.

Bilancet e dy investimeve më të mëdha publike në infrastrukturë, Rrugës së Kombit dhe asaj Tiranë-Elbasan, sipas të dhënave zyrtare nga vetë Ministria e Infrastrukturës tregojnë se në të dyja veprat, kostoja është tejkaluar frikshëm në raport me vlerat fillestare të kontratave, duke i marrë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë dollarë shtesë.

Më konkretisht, autostrada Durrës-Kukës-Morinë, një segment 124.2 kilometër i gjatë, kishte si kosto fillestare në kontratë vlerën 819.7 milionë dollarë amerikanë. Por, fatura finale e rrugës rezultoi 66.3% më e lartë ose plot 1 miliardë e 363 milionë dollarë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me rrugën Tiranë-Elbasan, veprën e dytë publike më të madhe në vend. Fillimisht, tenderi për këtë aks u fitua nga kompania greke “Aktor”, me një vlerë totale 312.5 milionë dollarë. Por, deri më tani, fatura e rrugës ka arritur në rreth 450 milionë dollarë, ose 44% më shumë nga vlera e tenderuar.

Pra, vetëm për dy rrugët më të mëdha të vendit, fatura që kanë paguar qytetarët është fryrë me 682 milionë dollarë mbi kostot e kontratave. Kjo shifër është gati sa buxheti që Shqipëria i jep sistemit shëndetësor, jo për një, por për dy vite bashkë.

Fryrja e kostove nuk është fenomen vetëm i projekteve të mëdha. Në Shqipëri ajo ndodh rëndom edhe në kontratat më të vogla, ku qytetarët shqiptarë paguajnë qindra milionë dollarë shtesë për projektet dhe kontratat e hartuara keq, mungesën e mbikqyrjes si dhe korrupsionin e zyrtarëve.

M.H/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • hajt se mban populli. Eshte mesuar ta vjedhin e ta rrjepin mire.
    Ben vaki qe te mos e vjedhin ndonjehere do ngrihet vete dhe do i fali vete milionat per partine

  • Te dy partite kryesore PD dhe PS o burra te bejme rruge se aty mund te vjedhim “me shumice”.
    Por çfare ben populli, hesht??!!
    Prandaj investimi per berjen e rrugeve eshte “parajsa” qe te pasurohen pushtetaret dhe qeveritaret.
    U pasuru, Sali Berisha, Lulezim Basha, Fatos Nano dhe ky maskaraj i fundit EDI RAMA.
    Ne fillim fiulloj me taksen “MAJKO” (Pandeli Majko) per rrugen e Kombit ku u zhduken 80 milion dollar. Pastaj u vendosen lloj-lloj taksash per rruget ne ndertim.
    Takse qarkullimi, takse per çdo liter karburant dhe tani edhe nje takse per nje rruge te veçante si rruga e Kombit.
    Kane gjetur shesh dhe bejne pershesh. Duke filluar nga Sala, Tosi, Luli dhe ky i fundit Edi, njeri me maskara se tjetri, njeri me hajdut dhe grabitqar se tjetri. Keto jane peshqit e medhenj, gjigand, qe duhen kapur dhe ti jepen Vettingut dhe te arrestohen duke u denuar me burg dhe duke ju sekuestruar pasuria e tundeshme dhe e patundeshme. Tung.

  • Diten e votimit ,mos dilni nga shtepia ,mbani hagjinim per te dale ne rruge . Beheni kete o popull mos votoni ,me keta katovicare te pardesyve te bardha . Me te zgjuar se po na terheqin zvarre ,te gjithe me radhe nen stop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *