Po në të njëjtën ditë që opinionisti Dritan Hila shkruante mbi mungesën e një elite të shëndetshme shqiptare, që mund ishte pararojë e një Shqipërie tjetër nga kjo që kemi, ku vinte në dukje dhe fenomenin tallava, që fatalisht, po dominon jetën shqiptare, jo thjesht nga shijet e rëndomta muzikore, por dhe si një mënyrë e të parit të jetës dhe botës, ishte po ashtu dhe një lajm mbi bosët shqiptarë të tallavasë reale, ku në vend të parë ishte Gjyste Vulaj, me një pasuri të pazakontë.
E pra është një para e dalë nga xhepa shqiptarësh, nga ne që konsiderohemi halleshumë. Bart një simbolikë therrëse fakti që pas lufte, industria më e përhapur në Kosovë, është ajo e muzikës. Ndodhi mbas lufte kjo, atëherë kur është koha e më e volitshme e popujve për të reflektuar, për t`u ftilluar, e për të ideuar e projektuar një jetë tjetër më dinjitoze. Edhe në realitetin e këtushëm, ky lloj absurdi ka marrë përmasat të marrëzishme. Nuk pushojnë lajmet për të rejat në artin e cullakërisë që aplikon një vajzë shkodrane në Amerikë, ose për një kosovare të quajtur Rita Ora, që bën çdo gjë veç artit, e megjithatë konsiderohet këngëtare e madhe.
Sakaq, nëse deri dje, ajkë e gazetarisë konsideroheshin suplementet letrare, sot janë suplementet e medemek jetës vip, me info pazari, që ushqejnë miletin me kultin e kotësisë, thashethemit dhe injorancës. Eshtë e kotë të pretendosh se do bëhesh një ditë një vend i begatshëm, duke ëndërruar Europën në vendin tënd, nëse njerëzit nuk rrezatojnë begati në mendim. Në Gjermaninë e pasluftës, kur vendi ishte gërmadhë, godinat ndërtoheshin pa ballkone. Kjo, për të kursyer, për t`u treguar nikoqirë. Ndaj dhe ai popull është shpërblyer me atë lloj bereqeti në jetën e vet, sepse është udhëhequr nga virtyti në çdo gjë, ku kryesori ka qenë puna, e jo palla. e.h.
*********
Milionerët e skenës, ja këngëtarët më të pasur
Sikurse politikanët, ashtu edhe pjesa dërmuese e personaliteteve të artit janë pasuruar brenda një periudhe të shkurtër. Por për dallim nga politikanët, një pjesë e madhe e artistëve janë pasuruar falë zërit dhe popullaritetit që kanë në skenën muzikore. Falë çmimeve të larta nëpër koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, këngëtarët po përfitojnë bukur shumë dhe vlera e pasurisë së tyre kap me miliona euro.
Por edhe pse posedojnë këtë pasuri, pjesa dërmuese e tyre nuk preferojnë të flasin në publik. Të paktë janë ata që janë të hapur në opinion. Njëra prej tyre është këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila cilësohet si një milionere e estradës muzikore. “Unë nuk e mbaj të fshehur pasurinë time. Tërë pasurinë që e posedojë e kam arritur me shumë mund. Sa i përket investimeve, kam shumë vende, patundshmëri të madhe në bregdetin e Ulqinit, kam vilën 4 kate “Rozana” me pishinë moderne në Ulqin. Kam tarracën e Belvederit po në plazhin e vogël që zhvilloj biznes qe 8 vjet.
Kam toka me sipërfaqe të madhe në plazh të vogël dhe në plazh të madh. Po ashtu në lumin Buna kam edhe shtëpizë vikendi prej druri. Në Tuz kam shtëpinë 2 kate, tokë sa të duash. Po ashtu kam edhe audio-studio për incizim ‘Prosound Rozana’ që 20 vjet. Ndërkaq një pasuri tjetër e kam edhe në Gjermani, një shtëpi trekatëshe me një oborr të madh. Kam një hotel, dhe një restorant në Gjermani”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Gjystja ka edhe 28 punëtorë që kryesisht punojnë gjatë sezonit veror, ndërsa në shtëpi ka dy femra që kujdesen për pastrimin e shtëpisë. Pasuri tjetër e Gjystes janë edhe disa vetura që kushtojnë me mijëra euro. “Kam disa vetura, motorskafa, të cilat i kam blerë mjaftë shtrenjtë”, shton ajo. Edhe pse posedon tërë këtë pasuri, për Gjysten pasuria më e madhe vazhdon të mbetet familja dhe shëndeti. “Çdo gjë është 0 kur s’ke shëndetin e mirë, në fakt shëndeti i mirë dhe jeta s’blihen me para”, thotë ajo.
Meda, i pasur por edhe bamirës
Edhe këngëtari Mehedin Përgjeçaj i njohur si Meda nuk ngurron të bëjë publike pasurinë që ka. Në fakt, Meda edhe pse është i pasur, një pjesë të pasurisë e ndan me të varfrit. Meda përveç shtëpisë në Hajvali, ka edhe një shtëpi dhe një restorant në Gjermani, të cilin thotë se e ka hapur para 3 muajve.
Ai nuk e mohon vlerën e përfitimeve që ka nga mbrëmjet dhe koncertet muzikore, por vetëm me këto të ardhura ka arritur të bëjë këtë pasuri. Para disa viteve, Meda ka ndërtuar 4 shtëpi për familjet me probleme ekonomike dhe vazhdon të mbajë disa familje. “Nuk mund ta fsheh pasurinë kur të gjithë e dinë.
Unë nuk e mohoj këtë pasuri që e kam për të cilën i falënderohem Zotit i cili më ka dhuruar një zë për ta fituar me djersë paranë. Por edhe këtë që e fitoj preferoj ta ndajë me të tjerët”, shprehet ai. Ndër këngëtarët e pasur është edhe këngëtari Shkëlzen Jetishi, i cili ka një restorant modern në Gjakovë. “Xeni Imperial” një restorant i ndërtuar me një stil modern, por që këngëtari në të ardhmen planifikon ta bëjë hotel.
“Restorantin e kam ndërtuar kohëve të fundit, kam investuar shumë në të dhe të them të drejtën ende jam duke paguar kredinë. Restoranti është mjaft modern dhe mendoj ta bëj edhe hotel”, thotë Xeni. Pasuri tjetër e Xenit është edhe vila në Brezovicë, të cilën e ka prej tre vjetësh.
Ngurrojnë të tregojnë për pasuritë e tyre
Këngëtari Ardian Gaxha ka një vilë në vlerë prej 1 milion eurosh, bashkë edhe me një studio që këngëtarit i ka kushtuar rreth 50 mijë euro. Mirëpo këngëtari nuk ka preferuar të flas për pasurinë e tij. Dy motrat Mustafa listohen në këngëtarët e pasura, ato tani e disa vjet kanë hotelin “Estrada”. Janë disa emra të njohur të skenës muzikore që kanë biznese të vogla, por disa prej tyre nuk i bëjnë publike.
Këngëtarja Rovena Stefa përveç produksonit të saj “Te Rovi” të cilin e ka hapur në Kosovë, ka edhe një restorant në Durrës. Këngëtari Labinot Tahiri cilësohet si një këngëtar që fiton bukur shumë nga profesioni i tij i këngës. Ai në Ferizaj tani e disa vjet ka pub-in “Buzzbar” për të cilën thotë se ndjehet i kënaqur për faktin se aty mund të takohet edhe me adhuruesit e tij. Këngëtarja Gili tani e disa muaj ka hapur sallonin e ondulimit “Prishtina”.
Këngëtarja Linda Halimi e cila punon dhe vepron në Amerikë gjatë vitit të kaluar nisi biznesin e saj të ri duke hapur disa qendra dobësimi në disa qytete të Kosovës. / ZERI
JU SKENI PAGU TAKSA MORE HAJDUTE
Per hajer e shendet ua befte Zoti; e kane bere pasurine me djersen e ballit!
Kane bere pasuri duke tundur bythet Gjystja, e mileti duke shkundur xhepat.
S`po e tregojne pasurine qeveritaret,po e tregon kjo!Ketyre lloj kengetaresh,kur ju varen siset,ju iken edhe zeri.KUR SHKURTOJNE EMRAT JU SHTOHET PASURIA.
Pse i qani hallin kaloresit se i varen kembet. Ju mos paguani per Gjysten e te tjere dhe Pike.
Jeta eshte e shkurter prandaj duhet te jetohet. Clirohuni nga idete utopiste.
Mos mxine pa te drejte ate pune qe s’e beni dot vete por e bejne te tjeret. I tund apo s’i tund bithet Gjystja eshte pune e saj.
ky stan kete bulmet ka….. fajin se ka gjystja qe eshte nje bije e popullit tone trim e tallava-dashes….. kur ka plot katunar e malok qe hudhin pare….
Rita Ora ka 3 kenge qe kane arritur kreun e klasifikimit nga i njejti album eshte nder kengetaret absolutisht me te shitura dhe ky thote qe njihet per cdo gje vecse muzikes?! Ne c’bote jeton mor shok?