Banorët e njësisë numër 4, Tiranë kanë protestuar sot para selisë rozë pasi kërkuan ndihmën e tyre ekonomike. Banorët, kërkuan që PS të mos bllokohet më ndihmën ekonomike në Njësinë Nr. 4, për arsye se me të mbajnë familjet. Mirëpo pas një vëzhgimi të bërë rezulton që në protestë ishin disa gra rome që orekstroheshin nga drejtues lokal të PD-së. Partia Socialiste ka shpërndarë për mediat disa foto që tregon se protestuesit në fakt nuk kanë dhe aq nevojë për ndihmë ekonomike.
“Partia Socialiste i kërkon kryebashkiakut me vota të vjedhura, të Tiranës, të mos instrumentalizojë dhe të mos përdorë grupe qytetarësh në nevojë, siç ishte rasti një grupi të vogël qytetarësh, të organizuar nga drejtues të Njësisë Bashkiake nr.4, dhe PD-së së kësaj njësie. Të gjendur në ditët e vetmisë së madhe pas aksionit të opozitës për rikthimin e legjitimitetit në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, Lulzim Bashën dhe çirakun e tij në Njësinë i ka zënë paniku dhe me dëshirë bëhen qesharakë.
Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Njësisë Nr.4 në kryeqytet, nuk janë bërë në asnjë moment pengesë për shpërndarjen e ndihmës ekonomike për qytetarët e kësaj njësie. Ndihma ekonomike siç pohuan edhe për mediat vetë banorët e keqpërdorur shpërndahet në çdo datë 20. Kujtojmë sot është data 18 prill??!!
Prej katër muajsh në mënyrë absurde ky Këshill Bashkiak nuk është mbledhur nga ana e drejtuesve të tij aktualë, këshilltarët socialistë dhe ata të LSI kanë qenë të gatshëm të miratojnë ndihmën ekonomike për t’u ardhur sado pak në ndihmë qytetarëve. Këtë qëndrim këshilltarët e opozitës së bashkuar janë të vendosur ta mbajnë edhe në vazhdim”, thuhet në deklrataën e PS.
Për t’ju treguar se sa qesharake ishte kjo protestë po ju nisim disa foto të protestuesve të sotëm:
1-Ervin Goxhaj – Punonjës në Drejtorinë e Sekuestrimeve në Ministrinë e Brendshme
2-Gramoz Çela – Përgjegjës Sektori, Njësia 4
3-Nushe Hoxha – Përgjegjëse Sektori në ISKSH
4-Hekuran Halili – Këshilltar i PD në Njësinë 4
5- Lela Tomini -Punonjëse në Njësinë 4
kur do vije koha qe mos shikojme asnje malok sahan lepires
Ja cfare bejm Ne,mbledhim minoritetet,te pambrojturit per te dal ne shesh,se ska me popull qe proteston duke pare te gjiths ato qe kan ndodhur deri tani
Fytyra të shpifura duroni dhe pakë se këta fytyraa nuk do ti shikojmë më
Perse nuk postoni,rrethoni fytyra ne foto edhe te protestueseve te FRESH.para pallatit te Islamit edhe aty nuk ishin te gjithe te rinj?
Islami vodhi votat e PS e ia dha PD. plehra te tille shkojne vete ne koshin e plehrave.
Te pall. Islamit eshte thene qarte qe e organizoi FRESH, por cfare tu bejme, ketyre TE PUNESUARVE qe i paguajme me taksa dhe shkojne ne DEMOSRTATA. Ne foton qe shoqeron artikullin, ne plan te pare eshte edhe nje rom, duket qarte me Floket e thinjur dhe gjysem Mjekre. Ky person eshte shume ‘ HALLEXHI’ mbi 100 kg dhe punon Kasap (matrapaz), ne fund te javes eshte ahengxhi dhe ka pune vetem me DASMAT. Keta persona perdor Lulzime Basha dhe PD qe q . n hallet e pakicave dhe te popullit.
Po Avokati i Popullit Igli Totozani, pse nuk po degjohet ne kete rast ?