Partia Demokracia Sociale do të jetë përkrah Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i PDS-së Paskal Milo në konferencën e pestë të kësaj partie i bën thirrje socialistëve të nis organizimin për të shpallur koalicionin.
“Ne mendojmë se PS duhe të nxitojë për të organizuar dhe shpallur publikisht së bashku me ne koaliconin, programin dhe stategjinë e tij. Përfitoj nga rasti të deklaroj se PDS është parti e hapur dhe e emancipuar dhe jo e bunkerizuar ku janë fosilizuar ëndrrat demokratike të shqiptarëve siç është PD apo ndonjë parti tjetër. PDS nuk sheh armiq në politikën shqiptare, po vetëm alternativa konkurruese. Prandaj dhe koalicioni opozitar që të garantojë fitoren e ardhshme duhet të sjellë një frymë të re dhe të jetë oborri i madh i qytetarve që kërkon ndryshimin në interesin kombëtar dhe të ardhmes evropiane të Shqipërisë”, deklaroi Milo.
Referuar çështjes së integrimit dhe qarkut të Fierit, Milo tha se Berisha kërkon të marr drejtimin e qarkut për ta përdorur në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Ai e akuzoi kryeministrin se pokërkon të manipulojë zgjedhjet e ardhshme në tavolinën e mashtrimeve.
“PD kërkon të rrëmbejë me dhunë kryesinë e qarkut për ta përdorur në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Përmes manipulimeve që kërkon të bëjë dhe në miratimin e kandidatëve për deputet kërkon të sigurojë fitoren e ardhshme në tavolinën e mashtrimeve”, tha Milo.
Ndërsa lidhur me kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut, Milo tha se po nderohen figura të dorës së dytë.