Milo: Deklarata e fortë e presidentit, nxori në shesh fjalët e korridoreve

Edona Llukacaj

Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo ka thënë se deklarata e sotme e Presidentit Ilir Meta ishte shumë e fortë. Në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se deklarata e presidentit ka nxjerrë në shesh gjërat që janë thënë korridoreve.

Milo tha: “Zoti Meta është një luan në politikën shqiptare dhe së shpejti ai do të kthehet në skenën politike, duke i dhënë një dimension më të fortë kësaj skene”.

Në vijim, ish-ministri theksoi se duhet ndryshuar urgjent Kushtetuta që Presidenti të zgjidhet nga populli.

Gjithashtu sipas Milos, Rama dhe Berisha ranë dakord për ndryshimet kushtetuese, pasojat e së cilës janë edhe sot, kur ka lindur nevoja për ndryshime kushtetuese.

Por nga ana tjetër, sipas Milos, atëherë askush nuk e vuri në diskutim dhe kjo për shkak se politikanët nuk ishin aq të zgjuar sa të mendonin se do vinim në këtë situatë, ku është prodhuar krizë dhe që për zgjidhjen e saj, ka probleme të mëdha.

 

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Presidenti eshte kukul dhe nuk mund te prodhoje krize.
    Edhe Milo ka nje parti inexisytente dhe nuk mund te prodhoje krize.

  • Zoti Milo, ne rast se jeni menduar mire per deklaraten e “luanit te politikes shqiptare”, duhet thene se edhe fjalet qe thuhen per ju duhet te jene te verteta ! Ilir Meta eshte hajdut i provuar, eshte zyrtarisht legalizuesi I qendrimit te perjetshem ne Shqiperi te kryepriftit emisar I helenizmit dhe uzurpues I kishes shqiptare, Janullatos. Ilir Meta eshte nje nga bashkepunetoret e ngushte te kryemercenarit dhe renuesit te vendit, S.Berisha, pasojat e te cilave jane te permasave apokaliptike. Te dalesh hapur me nje qendrim te tille duke qene ne pozicionin e historianit dhe te analistit, nderkohe qe shteti grek pergatit menxyra kunder Shqiperise, do te thote se, as me shume e as me pak, ju deklaroheni ne anen e kundert te kombit shqiptar.

  • “Meta luan në politikën shqiptare” Nëse Miloja me luan nënkupton një kafshë të pangopur me mish besoj se do jenë të tërë në një mendje me të. Por ai, meqë s’mori ndonjë copë në tepsinë e Ramës shpreson të prenotojë diçka në tepsinë virtuale të Metës, edhe pse ajo do të bëhet realitet në kalendat greke. Mjerë Shqipëria që të tëra hienat e politikës e shohin si pjatancë për të shuar sado pak orekset vetjake!

  • Paskali i ndodhur ne ethet e politikes Greke ,

    shef bubuzhelin meta mni mutin qe qendron ,

    si nji” Luan ” hahaha

    mesiguri qe syzet e Janullatos bejne cudira ,
    por
    qe nuk jane aspak reale .

    Ajo cfar shofin ato syze te grekut eshte thjeshte nji

    Iluzion e kjo vlen edhe per Metaforen e Milos

    perdorur mbi presidentin muta .

    Eshte nji perpjekje e turpeshme e Milos ,

    per te motivuar prsidenti muta ,qe mos te dorezohet ,

    por vazhdoje luften per Destabilizimin e Shqiperise .

    (keqardhje per Milon qe ka ren ne tepsine e Politikave Greke )

  • Nuk i heq nje presje komentit te zotit Aleksander Thana! Falenderim, i nderuar Thana!
    Ilir meta eshte nje president kukull, i paafte ne rolin e zbatimit dhe mbrojtjes se Kushtetutes.
    Per me shume se 6 muaj e la situaten te rreshqase ne kaos e anarki, duke i dhene liri krimineleve te djegin e shkaterrojne, te terrorizojne, te plagosin police dhe te kryejne vepra monstruoze antikombetare, antikushtetuese me qellim rrezimin e qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e 2017 dhe nuk guxoi te fliste me palet veç e veç dhe pastaj sebashku.
    Doreheqja e tij do te ishte akti me i mire, por kete ai nuk e ben dot. Njeri i ardhur nga levizja studentore, hyri ne politike, u akuzua per korrupsion nga njerezit e tij me te afert, u provua permes regjistrimit te te ndjerit Dritan Prifti, u mbrojt nga sali berisha dhe gjykatesit e tij, ka penguar ne menyre te vazhdueshme reformen ne drejtesi…u ngjit ne majen me te larte te karrieres politike permes dredhive dhe rezultati i ”vepres” se tij eshte shkaterrimi i vendit dhe prishja e unitetit te kombit.
    Kurre nuk qendroi mbi palet, por u be pale me gruan e tij dhe me bandat shketerrues te drejtuara nga e shoqja dhe lulzim basha, nje tjeter idiot ne politike, i paafte dhe i akuzuar per shume vepra penale, por qe kurre nuk u paraqit ne gjykate.
    Zoti Milo! Citimi juaj ne favor te ilir metes eshte thjesht nje lajthitje, ne mos kjo, atehere ju jeni rreshtuar ne anen e kundert te kombit!
    ”Sikur te keni 99 ane pozitive ne jeten tuaj dhe 1 negative, njerezit nga kjo e fundit do t’u vleresojne”- eshte thenie e nje francezi te mençur.
    Kombit ne postin e presidentit i duhen njerez pa njolla, te paperfolur, te drejte, vizionare, intelektuale te sprovuar dhe me ndjenje te larte kombetare. Ilir meta nuk i gezon keto cilesi, por e cileson veten si Avni Rustemi e Mic Sokoli(!). Ke ka per te vrare, ky(?) del pyetja, ne se i gjan Avni Rustemit! Kush do t’a sulmoje me top presidentin tone, qe ky do t’i vere gjoksin si Mic Sokoli?!
    Thenie te perçarta nga nje president!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *