“21 janari”, edhe inxhinieri që fshiu pamjet shpallet i pafajshëm

anazapta

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm inxhinierin IT Armando Kasaj, i cili akuzohej se ka fshirë regjistrimet e 21 janarit nga serveri i Kryeministrisë. Pas shqyrtimit në Gjykatën e Shkallës së Parë, (Kasaj u shpall i pafajshëm nga gjykata e Tiranës) prokuroria apeloi vendimin dhe kërkoi dënimin me dy vjet burg për Kasajn, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën me argumentin se Kasaj nuk i ka fshirë pamjet nga server i Kryeministrisë.

Testimet në server, të kryera në laboratorët e FBI, treguan se pamjet ishin kopjuar dhe formatuar nga i akuzuari, i vetmi person që kishte akses në server. Pamjet e këtyre kamerave nuk u vunë kurrë në dispozicion të hetuesve.

Vendimi vjen dy javë pas shpalljes të pafajshëm nga kjo gjykatë e dy të akuzuarve kryesorë për vrasjen e katër protestuesve të 21 janar 2011, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • edhe ky kasaj si dreqin quhet nuk ka ku te shkoje vetem po u fut aty nga ka dale se nuk fal kush sot gjakun e nje familjari te pafajshem te vrave ne menyre harbute te pabese kjo plere qeveri e con vete popullin per gjak ,mos u merzit kasaj se mu ne gop te asajt qe ke ne shtepi do shkosh mor qen i pabese …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *