Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në një intervistë për të përditshmen Shqip, thotë se ata i kanë bërë ftesë Arben Malajt që të kandidojë për ta, por ai e ka refuzuar ftesën.
Milo thotë se kandidimi si i pavarur mund të dëmtojë koalicionin opozitar, pasi janë vota që pakësojnë fondin opozitar.
Ai shprehet se si Arben Malaj, ashtu si dhe Dritan Prifti, kanë një numër mbështetësish në zonat e tyre.
Paskal Milo thotë se Dritan Prifti, nëse do kishte ardhur për të biseduar më shpejt me ta, por jo atëherë kur ishin mbyllur listat në Fier, do kishte një vend në listën e PDS-së.
Milo shprehet skeptik nëse PS do zbatojë marrëveshjen me aleatët pas zgjedhjeve dhe thotë se shpreson që PS të tregohet korrekte.