Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se opozita duhet të refuzojë negocimet dhe ekspertët ndërkombëtarë për çështjen e anëtarit të LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Milo theksoi se opozita duhet të mobilizohet në ruajtjen e votës, ndërsa maxhoranca ka nisur përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare. “Opozita duhet të organizojë mbrojtjen e votës së lirë. Kërkesa për të ndryshuar anëtarë të veçantë të KQZ-së me pretekste e sofizma ligjorë është vetëm maja e ajsbergut e asaj që mendohet e synohet për të manipuluar zgjedhjet nga zyra kryeministrore. Opozita duhet të kundërshtojë ekspertë ndërkombëtarë ose të dërguar të posaçëm të institucioneve si OSBE-ja, që janë komprometuar hapur në favor të PD-së në zgjedhjet e kaluara”, u shpreh Milo.
Më tej, Milo u shpreh se misioni i opozitës së bashkuar mbetet largimi i Berishës nga pushteti. “Kemi një mision historik për të realizuar, të shkulim me rrënjë njëherë e mirë regjimin neokomunist në pushtet dhe dishepullin më të zellshëm dhe më besnik të metodave e të politikave makiaveliste që ka njohur historia postkomuniste në Shqipëri. Atdheu ynë i dashur duhet të çlirohet nga Sali Berisha”, tha Milo.
ke te drejte Milo duhet pare kjo gje dhe me gjere se kaq qe muho ka mbaruar per juridik dhe ai i dine mire se si funksionojne keto gjera… per te miren e tij eshte qe ai te jape vete doreheqjen po i dalur te palarat ne shesh se pse eshte shkarkuar nga detyra si prokuror nga presidenti Moisiu!
EHH more Paskal se dhe ti nuk je i paket….. eshte mire qe cdo kush te flase sa i takon se me vone i dalin te gjita horlliqet sheshit sic na doli dhe ky Muho prokuror i deshtuar!
Sa per keq eshte bere kjo politike shqiptare me ca ordinera te korruptuar duan te vjellin akoma pa filluar mire zgjedhjet …. nuk e dija qe keta komunista ordinera jane kaq te ulet me keto plane kaq primitive harrojne qe tani jemi ne 2013 dhe nuk jemi me budallejne….. besoj se populli nuk eshte me budalla
Milo te iken dhe 2 qimet e fundit me duket….