Milo: Pranova ftesën e Ramës për koalicion

redaktor

Kreu i PDS-së Paskal Milo mblodhi sot kryesinë e partisë, për të vendosur për ofertën e Partisë Socialiste për koalicion paraelektoral.

Nga burime të kryesisë së PDS mësohet se është pranuar oferta e PS për aleancë po ende nuk bëhen tè ditura detaje të saj, ndërkohë që javën e ardhshme pritet të firmoset marrëveshja.

Burime nga Partia Socialiste pohuan sot për gazetën Panorama se të dy aleatët e PS (Paskal Milo dhe Skender Gjinushi) vazhdojnë të këmbëngulin për të qenë pjesë e listës së PS-së për deputetë, ndërsa ende nuk kanë marrë një aprovim pa kushte nga kryesocialisti.

Partia Socialiste zyrtarizoi me 19 prill marrëveshjen paraelektorale me 43 parti të koalicionit opozitar, ndërkohë që pritet zyrtarizmi edhe me LSI-në dhe PSD-në.

Share This Article
4 Comments
  • Te drejte kane Gjinushi dhe Milo. Ata jane aleate traadicionale, qe nuk e kane tradhetuar kurre PS, por e kane ndihmuar me keshilla dhe veprimtarine e tyre, ne dite te mira dhe te veshtira. Mos harrojme se votat e tyre jane shperndare ne te gjithe vendin, duke i rrezikuar per ndonje qark. Megjithate,keto vota jane te vlefshme per koalicionin.
    Mos harrojme se me mire te marrin ndonje debutet keta njerez serioze ne vend te ndonje Kaçi te ZSi sterre si Saliu. Apo kane qene pak?

  • Po ky do pranoje si ti thote Ps se vete parti nuk ka>ky dakort eshte e kur nuk e pyesin dhe e nenvleftesojne ky nje furgon votues ka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *