Milo e quan fitoren e thellë të PS “të frikshme”

DITA Online

 

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e konsideron të frikshme fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ish-bashkëpunëtori i Ramës, thotë se me fitoren e thellë të PS-së dhe me një kryeministër i gjithëpushtetshëm ekziston rreziku i vendosjes së një pushteti personal të tij.

“Do ta quaja fitore të frikshme. Kjo fitore erdhi si rezultat i një mobilizimi maksimalist të të gjitha burimeve njerëzore, financiare, legjitime dhe jo të tilla, nga ana e PS-së, erdhi si rrjedhojë e një agresioni të pashembullt mediatik i lidershipit të PS-së, erdhi si rrjedhorja e një shit-blerjeje masive të votës, e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar.

Këtë fitore e ndihmoi edhe bujaria e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës që shkoi dhe nënshkroi një marrëveshje kapitulluese me kryetarin e PS-së, gjë që ç’mobilizoi një pjesë të madhe të elektoratit të djathtë, që nuk shkoi për të votuar dhe ndikoi në fitoren e socialistëve për shkak të uljes drastike të votuesve të djathtë.

Kjo fitore i jep mundësi Edi Ramës të përqendrojë të gjithë pushtetin në duar të tij, ashtu siç e ka dëshiruar dhe ëndërruar prej vitesh për të vënë në jetë një platformë personale, që më e pakta do të thosha, një regjim të fortë në një demokraci të dobët”, – tha Milo.

Share This Article
11 Comments
  • Per nje cope kolltuk, e shan vendin tend?!
    Nese keni fakte e argumenta eshte me e ndershme t’i drejtoheni organeve kompetente z Milo profesor i nderuar.
    Per mendimin tim gjithkush qe guxon e shpif e flet ligjerata te cilat demtojne ceshtjen kombetare duhet te pergjigjen para drejtesise.
    Se keshtu si puna juaj eshte edhe nje gazetare qe fle ne arat e kanabisit dhe brenda kutive te votimit dhe pyet te huajt per vleresimin, thua se kjo eshte perfaqesuese e beogradit dhe jo e shqiptareve.(Zykaj)

  • Pse u ndave nga Gjinushi para ca vitesh Paskaaaal,per ate cope karrikje dhe tani sulmon Ramen .Kujt i duhen gjith keto parti ne shqiperi vetem per te ngrohur b….. disa si ti,bashkohuni foemoni nje parti qe ti rezistoni konkurences .Njerez me shkolle e budallenj besoj vetem ne shqiperi ka kaq shume.Suksese ne jete

  • Po te ishe ti brenda listes se deputeteve te PS-s qe fituan, kjo fitore me patjeter per ty nuk do te ishte e frikeshme!?
    Pascuale! E di c’ke, studio historine e shkruaj ndonje qitap se ma do mendja kete di ta besh mire, te tjerat u’a ler te tjereve qe dine ta bejne!

  • “Paskal Milo e konsideron të frikshme fitoren e PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit.”
    nuk është e PSsë o paskal!!
    është edi ramës!!
    PSja është vetëm për votat,dhe një fasadë për të gjënjyer popullin qorr shqiptar!!
    o paskal milo ti je pjesë e kësaj turrme qorre,vetëm se nuk je falas!!ti përfiton diçka!!je afër vrimës që rrjedh!!
    pjesa tjetër ka vetëm kënaqësinë e “fitores”dhe boshatisjen e xhepave!!
    o paskal dhe ti bën pjesë në elitën e arsimuar shqiptare!!
    deri më sot ELITA INTELEKTUALE,nuk duket asgjëkundi!!

  • Ja arrite qellimit o Milo ti rrujti votat LSI !
    Tani ske ca ben dhe po i versulesh Rames !
    Turp !

  • Pasquale gjithmone medioker ke qene si politikan po ashtu edhe si historian e kthen pelicen nga fryn era. Si moshe e thyer qe je shko ne bregdet ose ne theth te freskohesh nga djerset e 25 qershorit

  • Per mendimin tim Paskal Milo duhet te ishte ne burk qysh ne 97 kur bashk me drejtuesit e PS i benin thirrje popullit te irrituar qe kishin humbur parat ne piramida me kto fjal:O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.Dhe vertet populli rrembeu armet e sodhi ish komunistet ne pushtet me forcen e armve.Ka harruar viziten qe i ben ne Bruksel kur ishte minister ku kaloj disa dite ne spital ky injorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *