Milo: Qeveria nuk ka bërë atë që pritej, duhet rifreskuar

redaktor
MILO TAKIM ME RAMEN - Kryetari i PDS, Paskal Milo, duke dale nga selia e Partise Socialiste, pas nje takimi me Kryeministrin Edi Rama, ku kane diskutuar ne lidhje me koalicionet e mundshme per zgjedhjet locale te 21 qershorit./r/n/r/nMILO MEETS RAMA - Paskal Milo, after a meeting with Prime Minister Edi Rama, in which they discussed about possible coalitions for the local elections of 21 June.

Aleati i kryeministrit Rama, Paska Milo, thotë se këto dy vite, qeveria e majtë nuk ka bërë atë që pritej.

Sipas tij, dy vite kanë qenë të mjaftueshme për të parë rezultate konkrete.

Partisë Socialiste, kreu i PDS-së, Paskal Milo, e cilëson të lodhur dhe të konsumuar kabinetin qeverisës dhe kërkon rifreskime të tij.

Zhvillimet në Shqipëri, për fat të keq, përtej përpjekjeve për t’i fshehur situatat reale në të cilat ndodhet vendi, janë me të vërtetë shumë shqetësuese. Kjo gjendje nuk është thjesht dhe vetëm se Shqipëria ka trashëguar deficite të mëdha zhvillimore nga qeverisja e mëparshme e vendit, ku duhet pranuar se u bë një gropë e thellë e zezë për financat shqiptare.

Dy vjet janë më se të mjaftueshëm jo vetëm për një vend të vogël si Shqipëria, por edhe për vende më të mëdha se ajo për të dëshmuar një tendencë të qëndrueshme zhvillimi dhe për të bërë përmirësime të ndjeshme e të prekshme në jetën e qytetarëve.

Kam përshtypjen që ka një konflikt të brendshëm në filozofinë e qeverisjes midis një programi ambicioz që po rezulton i çalë, i pazbatueshëm dhe metodave të qeverisjes. Në vend që të hartohej një program qeverisës me këmbë në tokë, që t’u jepte shqiptarëve arsye dhe argumente që ato që shkruheshin në letër patjetër që do zbatoheshin, u miratua një program që ishte më tepër, siç thashë, me ngjyra elektorale, një program ku ëndrra ishte ngjyra me të cilën ai ishte ngjyrosur dhe ku aftësia për zbatim ishte dhe mbeti në nivel të ulët”, thotë Milo për Panorama.

Ai ndërkohë kritikon mënyrën se si po bëhen reformat.

Sipas Milos, qeveria është duke ushtruar presion dhe terror psikologjik, njësoj si në kohën e diktaturës.

Të jem i qartë, kjo qeveri ka marrë përsipër disa reforma që në thelb dhe në gjykim të parë janë të domosdoshme për t’u bërë, të domosdoshme për të krijuar shtet ligjor dhe unë me gjithë zemër i kam mbështetur ato.

Por çfarë po ndodh në realitet: nëse objektivi është i drejtë, metodat për t’i realizuar këto objektiva nuk janë në përputhje me nivelin në të cilin ndodhet shoqëria shqiptare nga pikëpamja ekonomike, sociale, kulturore dhe mund të them që nëse një qëllim i mirë zbatohet me mjete jo të përshtatshme, kthehet në boomerang”, thotë Milo.

Reformat që janë shpallur po bëhen me metoda të atilla të ushtrimit, në mos të dhunës së drejtpërdrejtë, të presionit dhe terrorit psikologjik. Të bësh shtet në demokraci është ndryshe nga shteti në diktaturë.

Shteti në diktaturë bëhet përmes dhunës, forcës dhe kërcënimeve, kurse shteti në demokraci bëhet ose perfeksionohet përmes bindjes dhe ndërgjegjësimit qytetar për të respektuar ligjet, zbatuar ato ose dhe për t’i përmirësuar.

Për fat të keq, në Shqipëri raporti mes ndërgjegjësimit të qytetarit dhe ushtrimit të dhunës e presionit psikologjik ndaj tij për të bërë shtet ligjor, është në favor të së dytës”, vijon më tej ai.

Share This Article
3 Comments
  • Kesaj i thone “bjeri pragut te degjoje porta”. Po a mund te degjoje nje “porte” qe ka me shume se dy vjet duke luajtur rolin e shurdhmemecit?

    Kur keto shqetesime i shpreh hapur dhe vete aleati i kesaj “qeverise te majte”, imagjinoni pastaj se c’duhet te themi ne lexuesit, e aq me teper shqupasit. Dje u njohem me faktin se brenda ministrise qe drejtohet nga ish-sekretarja e “filo-qylit” ka nje lokal pa leje dhe pa kase fiskale.

    Po dje u be e ditur se disa prej anetareve drejtues te gjykatave u mungon aresimi perkates, disa te tjere – po sipas deklarates se kryereformuesit te emeriar te drejtesise – na qenkerkan bile injorante. Drejtoresha e pergjithshme e tatimeve deklaroi po para dy ditesh publikisht, se institucioni qe ajo drejton nuk ka kryer emerime punonjesish qysh prej fillimit të vitit 2014.

    Kur profesor Milo deklaron se po behet presion ndoshta jo permes dhunes direkte, por permes presionit dhe terrorit psikologjik – kjo duhet marre shume seriozisht.

  • Qeveria eshte pa koke.Me rrumpalle se be kohen e doktor Rrumpalles.Horri I rilindjes Po e perdor shtetin si trashegim nga Aneta.Dhune e varferi mbi popullin dhe art e bileta avionesh per kasten e rilindjes.

  • O Milo po ti mire e ke dei diku. Sa per pogram kam frike se nuk ka pasur Program per te vjedhur po po jo per zhvillim. Reforma per te bere shtet ligjor eshte shume e vleresueshme dhe e kemi pritur por hajduteria po ja kalon asaj te Sali qoftelargut. Mbledh leke bli makina. Po te shikosh edhe magazinieri, drejtoi i parkut apo drejtoret e drejtorive kapardisen me makinat e shtetit qe harxhojne parate e buxhetit per interesa personale, punesimet e tarafeve nuk ka me per militantet por per tarafet. Mbiemrat e njohur te politikes i gjen ne te gjithe administraten. Kulmi ishte Jaguaret. Populli ska buke te haje ata duan jaguare madje dalin si te pafytytre dhe thone se edhe Saliu ka dashur te njejten gje. Populli hoqi Salushin per ndryshim jo ruajtje te statuskuose.

    Se fundi nuk behet ekonomia Me mesues anglishteje si Arben Ahmetaj dhe me nje beniamin te FMN si Shkelqim Cani apo ajo pjeshka e tatimeve qe u vendos atje se i ati dorezoi Fullanin ne pjate. Duhen njerz te ndershem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *