Milo: Refuzimi nuk cenon marrëdhëniet me SHBA

anazapta

Çështja e refuzimit të armëve kimike nga Shqipëria vijon të komentohet në media nga njerëz të politikës dhe diplomacisë. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, thotë se vendimi nuk do të ketë asnjë efekt negative në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
“Vendimi nuk do të ndikojë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Nuk do t’i cenojnë ato sepse janë mijëra fije të tjera që e lidhin Shqipërinë me SHBA-të dhe jo një ngjarje si kjo e demontimit të armëve kimike të Sirisë”, – u shpreh dje Milo për “Ora News”.
Megjithatë, kreu i PDS thotë se nevojitej transparencë për opinionin lidhur me këtë process. “Patjetër që ishte e nevojshme të kishte pak më shumë transparencë për procesin, sigurisht pa cenuar negocimin e fshehtë”, thotë ai.

Share This Article
3 Comments
  • Zoti Milo me mungon kualifikimi diplomatik dhe kur lexoj shkrimet tuaja dhe ndeshem me terminologjine diplomatike ndjehem keq se nuk kuptoj fare. ku qendrojne dhe cilat jane keto mijra fije qe na lidhin ne me Ameriken? Jam kaq e paditur saqe bej gabime politike dhe kam frike se do ma fusin ndonjehere si antiamerikane. Une p.sh. di vetem qe Amerika ka mbi 70 vjet qe ka ngritur strategjine antikomuniste qe e realizoje me kujdes duke e shkaterruar ate deri ne gen dhe qe ne i lepihemi qe te na dale ndonje kocke. Une vetem kete fije shikoj, te lutem me ndihmo per ato mijra te tjerat.

  • edhe ju z.milo u nxituat megjithese ke qene dhe minister i jashtem tani cdo gje ka marre fund dhe komentet tani apo shfajesimet jane te teperta dhe nuk kane vlera ke afersisht 20 vjet politikandhe nxitimi nuk te ka hije.

  • Vertet mardhanjet nuk do prishen me USA,po varja e gojes nga kryeministri nuk do ja falin kurre.Amerika duke pritur po e Rames nderpreu kontaktet me vende te tjera.Amerika ka takuar edhe personalitete te shteteve te tjera,po kan marr nje jo te menjehershem,dhe ata kan kontaktuar me te tjer kryeministra.Milo dihet se doni te mbroni Ramen vetem te merrni ndonje thel te majme.Ju lumt e fitove nje pune te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *