Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, njëherësh dhe një nga aleatët e Partisë Socialiste, Paskal Milo, mohoi dje zërat për një takim zyrtar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore me aleatët. Lajmi thoshte se fillimisht Rama do të ulet me aleatët e tij tradicionalë, Milo dhe Gjinushi, me të cilët do të ndajë disa poste zëvendësministrash, por dhe drejtorë në ministri dhe rajonalë. Mirëpo, i kontaktuar nga gazeta ‘DITA’ Milo tha se nuk ka marrë zyrtarisht asnjë ftesë për një takim të tillë.
Në këtë mënyrë rezulton i pavërtetë lajmi i publikuar dje se Rama nis këtë javë negociatat me Milon e Gjinushin. Megjithëse kanë kaluar më shumë se katër muaj të qeverisë së re, aleatët e PS me perjashtim te Dules ende nuk janë bërë pjesë aktive e bashkëqeverisjes. Ata janë treguar të kujdesshëm dhe të matur në deklaratat e tyre publike, edhe pse nuk e kanë fshehur mungesën e korrektësisë nga ana e PS për të zbatuar ato pika të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor, përmes të cilave ata do të përfaqësoheshin në qeverisje.
Sipas marrëveshjes, ato parti që kanë marrë nga 500 deri në 1 mijë vota në qark, kanë të drejtë të kërkojnë përfaqësim në qeverisjen lokale. Bazuar në votat e marra më 23 qershor, janë 16 parti që kanë të drejtë t’i kërkojnë Edi Ramës përfaqësim të tyre në ato qarqe ku numri i votave të tyre përputhet me kushtet e marrëveshjes. Aleatët e PS-së që kanë marrë mbi 5 mijë vota, janë Vangjel Dule, Mark Frroku, Artur Dojaka, Paskal Milo, Skënder Gjinushi e Petro Koçi.
Milo: Refuzova postin e ofruar për ambasador
Dy javë më parë kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo tha se e ka refuzuar postin e ambasadorit, ofruar nga ministri i Jashtëm, si shprehje e zbatimit të marrëveshjes parazgjedhore me PS-në. E përditshmja “Panorama” botoi në 18 janar se Milo ka marrë një ofertë të tillë, por nuk e ka pranuar. “Oferta e postit të përfaqësuesit diplomatik i është bërë Milos tri ditë më parë, gjatë një takimi që ai ka pasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, në zyrën e këtij të fundit” – shkruan gazeta në fjalë
Eshte e habitshme me shume politikane te konsumuar se pari ne komunizem dhe ne berishianizmin kaotik, nuk arrijne te kuptojne, se koha e re, kerkon energji te reja, qe kane mendesi tjeter nga keta politikane te shuar tashme.
Kur keta se kuptojne vehten, se jane te perjashtuar paqesisht nga qeverisja, si mund te besojme ne populli, qe keta do te jene “sherbetore” te popullit?.
Historiani Paskal, duhet ta di qe populli, punesoi Edi Ramen, si kryeminister dhe ja ka lene atij te gjithe pergjegjesine edhe te stafit te vet ministror, se kur te kerkojme llogari ne populli, sdo ti kerkojme llogari historianit Paskal, por do ti gjuhet me te gjitha armet edhe me sharje Edi Rames, sdo te gjuaje Paskalin, se ai kur te shofi se duhet dhene llogari, do te fshihet tek partija e tij, qe per elektorat, ka veten dhe sekretarin e partise, se bashku me familjet.
Rilindja dhe mendesia e Edi Rames, nuk eshte, te japi poste, per te kenaqur orekset e pensionisteve, por te qeverisi vendin sic ka menduar, me kostot dhe sukseset qe pasojne.
Zoti Milo, mendesia e re politike, nuk ka vend jo vetem per ty, por per te gjithe ata qe e treguan, se sishin te afte te qeverisin si duhet, prandaj ben mire te shikosh realitetin.
O Paskal, merru me riorganizimin institucional te shkences albanologjike shqiptare qe ka mbetur ne duart e malazezit Ardian Berisha, katundarit Beqir Berisha e komunistit Muzafer Berisha.
@marin : paskalin ku e fut ti ???????? (po nuk e di ta them une eshte komunist po aq sa eshte srb),,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!
hosten, Paskal Milon e njoh qysh ne Shkolle te Mesme kur luante sulmues i majte me te rinjte te Partizanit; ka luajtur edhe me Studentin, por ka qene student i shkelqyer i deges Histori Gjeografi. Eshte e veretetese ka punuar ne Sektorine Jashtem te gazete Zeri i Popullit, por edhe eshte largaur prej atij institucioni per njolla ne biografi dhe ka punuar ne Muzeun e Fierit per shume vjet. Te tjerat besoj se i di se jane te fresketa.
Paskali eshte patriot dhe nje studiues shume objektiv, shume i kulturuar, me disa gjuhet te huaja, shume i komunikueshem, shume familjar etj.
Per mendimin tim, Prof. Dr. Paskal Milo duhet te organizoje dhe te drejtoje Akademine e Shkencave Albanologjike te ringritur nga shkrirja e aparatit te ish-Akademise se Shkencave me Qendren e Studimeve Albanologjike.
Ke harruar qe ka qene SPIUN i Sigurimit te Shtetit me dhjetra kallezime per shoket dhe koleget e tij. Po keshtu edhe cuni i gjeneralit dhe profesori i fizikes Gjinushi. Paskal Milo eshte TURPI dhe REZILI i politikes sone te jashteme ne syte e Botes. Kur i hapi Fatos Klosi dhe pa dosjet e profesoreve tha: “Bo BO nuk e dija qe tegjithe profesoret i kemi pasur kontigjente teSigurimit te Shtetit.”
I dashur Paskal. Ky refuzim qe bene me duket i pa justifikuar .Ti dhe shume te tjere te moshes sone jemi te ngopur se beri politike .Kemi provuar karrike te ndryshme dhe tani burrat e mencur e tregojne punen e trye me pjekuri.Eshte nje detyre qe do te lartesonte me shume autoritetin e shqiptarve.
Ne qe jetojme jashte vendit jemi aq te perbuzur sa shpesh nuk na shkon mendja a ka apo jo Ambasade Shqiptare .Ju jeni nga politikanet me te ekujlibruar qe besoje se do te ndihmoni shume ne ndryshimin e imazhit dhe njekohesishte perkrahes per ne te abandonuarit .Ke shume vende per te zgjedhur por une do te kerkoja te vije ne Greqi nese ti do te vendosesh.Mos u tund nga etiketimet banale te injorantve qe na kane drejtuar deri me sot.Ne komunizem te thoshnin ne lagje :”Greku “pa e kuptuar se cdo te thoshte ky etiketim i trasheguar edhe sot nga llumi qe ka mbuluar Shqiperine .Degjom mua qe jemi rritur i kemi matur me metra rruget e lagjes.Luanim futboll tek plazhi i Shulles shqiptare ,grek ,cam,evgjite dhe askush nuk etiketonte .Ndanim cdo gje bashke .Ate cope buke babanace me domate e djath .Ja ky je ti ne te vertete .
Hajde mos u mendo shume .Do te jesh edhe me i respektuar. Large nga zhurma e sterzgjatur e tranzicjonit.Nuk them se je plakur .Leri djemte e rinje te luftojne.Te piqen dhe ata qe Shqiperia te kete energji te reja per te ecur me hapa gjigande . Skelari.
keta pleq e komunist spiner do kenmmi mbi krye deri sa keta te vdesin, nuk e leshojne pushtetin qe u ka lene trashegim baba Ramizi jane te lidhur me njeri tjetrin forte, te rinjte e ndershem e te afte qe nuk kane lidhje me klanin e ketyrer majats e djthtas ose si famiuljaritet ose si pislleqe nuk ua hapet rruga. shikoni ne keto 23 vjet janete njejtit njerez, plaken keta futen ne poltike femijet dhe dhenduret e tyre
Ok, dil ne opozit.
Mendoj se zoti Paskal Milo eshte nje nga politikanet me te spikatur te ketij vendi , me kontribute reale ne perfaqesimin e Shqiperise , Nje shkencetar i mirfillte i Historiografise , nje Qytetar i klasit te pare me integritet e dinjitet , nje politik beres qe i duhet ketij vendi dhe i ben nder gjithe Shqiperise . Nuk dua te komentoj vendim marjen e ketij personaliteti , Por di nje gje qe edhe ne art, Aktore e Artist te madh , nuk te bejne vetem rolet kryesore , por mjeshteria dhe perkushtimi i cilit do roli qofte ai , edhe i vogel para kapaciteteve e aftesive interpretuese nuk ja zbeh vlerat . Do ishte posti i Ambasadorit si misjon i juaj , ndaj nevojave te ketij shteti , nese do ka shrire doren duke ju emeronte edhe si lobues ne kete situate ne nje vend te rendesishem te Bashkimit Evropian edhe per begrandin qe kini si diplomat duhet ta beni . Me shume respekt per ju , dhe per te paket politike beresa si ju ka ky vend dhe qe i duheni me shume se kure ne kete situate te trazuar , edhe per Qeverine e Koalicjonit te Rilindjes , Per nje Shqiperi Evropiane .
Koco… ne komentin tend te perkryer me terre keto komplimenta per
Paskalin ke haruar dhe komplimentin { fosile} Kocua tim i dashur frimezimet
e shumta te bejne qesharak sa dhe ai qe i kushton komplimentat. Nuk qene
me pak qesharake se Enveri {ata qe i benin komplimenta Enverit}Nuk jane
me pak qesharake se Saliu ,ata qe i bejne komplimenta Saliut. Nuk jane me
pak qesharak dhe idiot se ky Rama ata qe i thurin lavde ketij Rame dhe sot
pas kaqe kohe te gjate qesharake me qesharaket qe qeverisin.
Mendoj se kontributi i disa politik bersave te perkushtuar , me pervoje , aftesi e besueshmeri si politikane serjoze duhet te afrohen , vleresohen duke ju besuar detyra te rendesishme ne se ata i meritojne kam parasysh , edhe ne se dikujt nuk i gjunjezohen e servilosen . kam parasysh Skender Gjinushin , Spartak Ngjelen , Idajet Beqirin , Petro Kocin , dhe nja partite e tjera te majta e te djathta , qe ju bashkuan e kontribuan per kualicionin fitues , pastaj te mund te behen oferta e pazare me ish pjesen e qeverise se djeshme Si Lapangjozet te larguarit e P D te cilet i jane bashkengjitur L . S .I , apo te pa fytyret e Partise se Cameve , te cilet behen trima pas lufte dhe kerkojne pjese ne ndarjen e plackes se luftes , sepse politike berja kerkon dhe dunet te kete Moral , Shiko si quravitet Berisha me Bashen duke bere thirje te gjithe funderinave te hurit e te litarit te behen antare te P D ? po kuj i duhen keto parti me keta elektorat perfaqesuesa te gjirizit te shoqerise , pa asnje vlere dhe kriter pranimi ne kete bande te krimit , korupsjonit dhe poshtersive pa fund .
akoma nuk ka dale ne pension ?
Paskal Milo eshte 64 vjec, ne kulmin e pjekurise se burrit.
Maskal Pilua don thelen e madhe. Shko a derezi kalo ca vite rahat, c’dreqin duan me keta rrob xhanem?
Pascali eshte intelektual i mirefillt.Ai ka cfare te japi per vendin.Pse duhet menduar se Ai refuzon postin e Diplomatit se i “duket” pak, nderkohe qe Ai mendon per Institucionin(partine) qe drejton.Te gjykojme me objektivitet .Tjeter ceshtje: Paskalit nuk mund ti thuash i vjeter, plak etj.Mos vall na duhen te gjithe deputet e politikanet. si 20 vjecarja deputete e cila ka Bibel programin e LSI !……
doja te shtoja se si politikan paskal milo eshte nga ata te konsumuarit si puna e gjyshit serb,,,,,per sa i perket postit qe i ka ofruar rama eshte nje tallje dhe ofendim,,,,sepse ambasadore jane 20 vjecaret sot djemte e cekes&kompani…………!!!!!!!!!
I pangopur…
su fone o pascalo…….gjith jeten qe te maj men ste ka thone njeri pune mare mer qafgjym.
Paskal Milo ka lindur në Palasë, më 22 shkurt 1949. Pra per pak dite ai mbush 65 vjec, moshe ne te cilen duhet te dali ne pension. Mendohet se eshte pikerisht kjo arsyeja qe zoti Milo nuk ka pranuar te shkoje ambasador. Burime te ndryshme informacioni e pershkruajne ate si nje burre te ndershem dhe parimor, ndaj sipas tyre nuk duhet te keqkuptohet refuzimi i tij. Por ka zera se zoti Milo eshte kokerra e legenit dhe po kerkon te perfitoje per te rregulluar ne diplomaci te afermit e tij, ndoshta te birin, por kjo mbetet te verifikohet
O Sinan po prit te verifikohet njehere pastaj bej komentin! Sa per punen e legenit, besoj se soji yt ulet krenar perballe ketyre legenave se eshte jashtezakonisht superior ne vlera.
Ti dhe soji yt jeni arsyeja pse ky vend nuk ka per te ndryshuar kurre.
Refuzimi nga z.Paskal Milo i postit ambasador per republiken e Shqiperise tregon se sa te perkushtuar jane keto qeveritaret tane per ti sherbyer atedheut.Ne parim gjoja keto jane[sherbetore te popullit]. Po pse more zoteri e ke per ofendim te jeshe ambasador i shqiperise,apo pagesa nuk eshte e mjaftueshme per ju.JU dhe te gjithe qeveritaret e tjere te cfaredo partie politike qofshi keni nga 23 vjet qe s’keni bere asgje per popullin dhe shqiperine por vetem keni pare interesin e juaj. Prandaj ju lutem shume mos na dilni neper kanale televizive duke na bere lloqe Kavaje,te pakten mos tju shofim fytyren.
Cfare priste ky, te behej minister?
Mendoj se ky refuzim i Milos perben dobi per shoqerine.Shkurt e qarte ,Milo duhet te dale nga loja politike,,,,,duke falnderuar publikun qe i dha aq shume Milos dhe duke kerkuar ndjese njekohesisht qe ja ktheu borxhin publikut,duke qene pjese integrale e katovices.
Keta gerdallat e plakura u mbajten me thonj e dhembe sa majtas dhe djathtas ,duke u kacafytur ne syrin publik dhe duke kurveruar pas shpines dhe nen jorgan,ne kete tranzicion kriminal qe u zhvati edhe kocken shqiptareve dhe u perdhosi nderin.Ja keta jane milot qe nuk i kane sherbyer asnjehere interesave te Shqiperise,por vetem atyre te xhepit te tyre.
Kush e gjen se cfare vojtje ka pasur Milo ne kete tranzicionin e 23 vjetve,do te me bente te nderroja mendje nga bindja e thene me siper.Nderkaq shqiptaret qe punojne ketu dhe kudo ne bote per ta jetuar me nder jeten e tyre ,kane kaluar kalvarin ne keto 23 vjet,ne saje te katovicianeve te sere se milove.TUNG.
Ti Lora qenke shume ordinere. Ngritjen nivelin e komentit se je shume larg me novelin e p.milos
O shoku Paskal! Nuk diskutohen meritat Tuaja. Une e kuptoj se ti ke hallin se s ke kujt ti besosh PDS-ne. Mendoj se te jesh Ambasador eshte nje nder i madh qe i behet Shqiperise dhe Paskal Milos. Sas per Partine mos u shqeteso se “Nje bie mijera ngrihen”. Persa i perket punes si Ambasador, do te thoja : Pranoje se nuk eshte pune e keqe.
Ka ngelur profesori Milo ta komentoje Lora etj. Rubrika komentet duhet mbyllur sepse shfrytezohet negativisht nga injorantet qe vetem shajne dhe nuk argumentojne.
Diplomatiku , profehorr Milon e komenton vete situata qe jemi
e komenton 97 ,gjithashtu e komenton dhe idiotesia juaj
Duhet mbyllur rubrika e komenteve ??
Pse ,mos ju duket koha qe rriti dhe sterviti Milon ??
Mos duhet hapur gje neni 55 aq i dashur per profehorin ?
Na beni te vetmin nder ti dhe Milua …na u hiqni sysh !
Turp dhe Bushatit
na u dashka te perfaqesohemi nga “armiqte e imperializmit ” ende sot ne 2014
dinosauret prehistorik qe e vetmja merite qe kane eshte se kane qene lavire te cdo partie !
Mjaft o Paskal se u bete me teper se te merzitshem.mos me thene te neveritshem.Ka ikur koha e gjumit.
Haaaa, ti qenke out of dream, sepse flet percart. Disiplino mendimet pastaj komento, ose hiqu ti sysh nga rubrika komentet sepse ia ul shume nivelin. Nuk ia vlen te merriest me ty..
65 ,vjec ,,,dil o vella ne pension …i,cte duhet me politika ,ka te rinj e te reja plot /…nuk ti mohon kush titujt shkencor …por kjo nuk do te thote se je i pazevendesueshem …lere rinine te mari stafeten
Ambasador per ku? Mbase ne Alaske.
@dream.
do thoja se pa u hapur dosjet qe te lexohet e zeza mbi te bardhe eshte e kote te debatosh me cdo mendje shqiptari. Deri dje sja mbante b… njeriu te fliste kundra Bajlozit Sale, tani jane turrur te gjithe kundra tij, harruan eskorten e tij qe ja beri te mundur keta 23 vjet duke i vajtur mbrapa si manar.
Ngaqe e kemi trurin dyst si fushe avionash, kane mundesi te ulen te gjithe gerdallat ne Shqiperi.
Paskal Milo do te emerohet Kryetar i Akademise se Shkencave Albanologjike (Tirane-Prishtine).
NA NXORRI TE GJITHE GREKE E SLLAVE, PSE NUK THUA TI???!!!
Keta kryetarucet e partickave te vogla,te majta dhe te djathta,te cilat ne progrmaet e tyre, kane perzgjedhur vetem nga nje fjali te “re”,te ndryshme nga ato te PS-se dhe PD-se,ne programet e tyre,nuk jane asgje tjeter, vetem se egoiste dhe karieriste.Fatkeqesisht,keta te tillet, jane intelektuale te shquar,qe me qendrimin qe reflektojne, ulin vehten e tyre para popullit.Hunda e tyre, nuk pranon gje tjeter pervecse kryetarllekut ne particka dhe poste ministrore ne qeverisje.Shkrijini partickat tuaja, zoti Paskal Milo dhe te tjeret,forconi partite e medha dhe kur te fitoni, sipas merites dhe kontributit merrni dhe funksionet.Me nga 500-10 mije votues,ne morine 1 miloionshe te votuesve te majte, jeni nje pike uji.Sikur edhe 100 mije votat tuaja,te shkonin djathtas, perseri koalicioni PS-LSI do te ishte fitues.VERINI GISHTIN KOKES DHE SHKRINI PARTICKAT TUAJA.
Po ky Rama c`ka qe largohet,si te jete Milo ndonje militant,qe kerkon pune
Italianet kane nje shprehje qe thote: “Pula e vjeter e ben supen me te mire”.
Dhe si kundervenie te kesaj po sjell ne vemendjen e sejcilit skenen e Ditmir Bushatit, i cili u be “objekt” qesharak gjate nje interviste ne New York, sepse jo vetem nuk zoteron mire anglishten por dhe nuk di te perdore dipllomaci ne daljen nga situata te pakendeshme. Edhe sikur, edhe sikur, edhe sikur te pranojme se eshte i drejte emerimi i nje cupeline ne krye te Doganave, sepse atje pune e bejne specialistet, ne diplomaci duhen njeres te pjekur, me horizont e kulture te gjere, te kene mbaruar per diplomaci dhe te kene punuar disa vjet ne kete sektor. Kjo sepse ambasadori eshte pasqyra e vendit qe ai perfaqeson.
Ne se ambasadore emerohen disa ciliminj, vetem e vetem se jane te PS, dhe ju e quani te drejte kete veprim, do te thote se ju jeni dakort qe ne sallat e diplomacise evropiane te tallen e perqeshen me Shqiperine.
Partishmeria vlen per votime, ne pune duhen njeres te afte.
Paskali, megjithese une nuk e pelqej per disa qendrime te tij dhe qe po ngulmom te quhet akoma kryetar i nje partije inegzistente, perseri eshte nje figure e shquar dhe e pazevendesueshme ne politiken shqiptare.
Bushati -Ministri i P jashtme-, si njeri eshte shume i mire, i qete dhe i sjellshem, por nuk ka pervoje dhe nuk duhet te jete ne ate post ku eshte caktuar vetem se eshte me i ri ne moshe se Milo dhe se ka qene ne rrethin e ngushte te politikaneve kryesore te PS.
Nje njeri i kompletuar: historian, politikolog dhe diplomat qe nuk perefaqeson dhe nuk e kenaq injorancen e njerezve te rendomte, te cilet e gjejne veten ne kategorine sociale se ciles i perkasin sepse jane mesuar te rendin pas Salariut, te çirren e te brohorasin, te çnderojne kete vend te varfer, te vjedhin, te vrasin, disa te pasurohen, shumica te mbajne ne dore prasin.A e pate kush u vendos ne krye te Thesarit te federates se SHBA?Nje 67- vjeçare u vendos nga republikanet e demokratet sepse aty postet e rendesihme njerezve te afte u perkasin.Nderim per kulturen dhe personalitetin e Z.Milo, i cili di çfar duhet thene e çfare duhet bere, nuk eshte nga bastardet e Salariut qe dine vetem te genjejne, te shpifin, te xhvasin e te pellasin.
…ketij i them Burre, nuk blihet kollaj
Nano, Millo, Majko zajko kuku rajko.
Ti les re vorio-epiriotis Milos?
Hajt shko mbushu qelbanik.
Akoma kerkon thela nga pushteti.
Pusht dhe historian leshi qe I sherben politikes greke.
Grekofil I qelbur.
Pfu fare e keqe.
eh mmor ” aleksander i madh” sikur te ishim te gjithe dakort me ty do ishim shume perpara jo duke komentuar per kete plehren qe paska edhe shume fansa ” ,,, “collotrep….”,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!
Milo ne fotografi po i kruan kurrizin Rames per ta futur ne qeveri por nuk e ha Rama ” kokrren e ullirit ” se e di mire qe Milo kur u nda dhe nga bajga tjeter, Ghinushi, nuk e ka per gje te ndahet dhe nga Rama.