Kalimi me sukses i testit të zgjedhjeve hap prespektivën europiane të Shqipërisë. Kështu ka konstatuar kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, duke e justifikuar në këtë mënyrë edhe taktikën e Komisionerit për Zgjerim në BE, Stefan Fule, ku ndërsa pritej që përmes vizitës në Tiranë të kishim një imponim për miratimin e tre ligjeve, mezazhet e tij iu adresuan zgjedhjeve, në mënyrë të vecantë moskontestimit të tyre. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Milo vlerësoi se kjo sjellje e Brukselit ka pasur si qëllim mosndikimin në rezultatin elektoral.
“Në prag të fushatave elektorale, Brukseli s’bën lëvizje të rëndësihme sepse ka frikë se ndikon në funksion të rezultateve elektorale. Nuk ka kohë për të miratuar tre ligjet në Kuvend, se ka një ngërc mes palëve politike, nuk ishte momenti që Brukseli të ngrinte këtë çështje pasi e dinte se nuk do realizohej. Me interes për ndërkombëtarët është kualiteti i zgjedhjeve, nëse Shqipëria kalon këtë test atëherë hapet prespektiva për Shqipërinë, ku edhe ligjet do gjejnë zgjidhje të natyrshme. Kjo është cështje e respektimit të shtetit ligjor, sa kohë që kjo nuk bëhet, është e kotë të diskutohet rreth saj. Edhe shmangia e komenteve të aktorëve politikë shqipatarë lidhur me takimet me Fulen ishte një taktikë, që u ka imponuar bashkëbiseduesve këtu. Pra nuk është momenti të flasin për tre ligjet, por për zgjedhjet parlamentare. Pas kësaj do mund të vlerësohet qoftë niveli dhe angazhimi i partive politike, ashtu dhe shkalla e demokracisë në vend” deklaroi ai.
E ndërsa Fule adresoi në drejtim të klasës politike ultimatum për zgjedhje të pakontestuara, Milo thotë se do të duhet të presim me zemër të ngrirë se cdo të prodhojë 23 qershori 2013.
“Politika shqiptare deri në momentin e fundit do luajë për të përfituar avantazhe në kurriz të njërit apo tjetrit. Ka një shkallë mosbesimi, ka një pikëpyetje të madhe edhe nga Brukseli nëse do të mund të bëhet dicka e tillë. Të gjithë presin me zemër të ngrirë se cfarë truku elektoral do përdorë mazhoranca në kërkim të një fitoreje tjetër elektorale të dyshimtë. Me këtë mesazh ndërkmbëtarët kanë parasysh përvojën e së kaluarës, mospranimin e rezultatit nga humbësi. Këtu jo vetëm PS, por edhe PD si opozitë ka përdorur bojkotin pas humbjes. Pranimi i rezultatit dhe urimi i kundërshtarit është një normë demokratike. Ndërkaq në Shqipëri pa dalë rezultati akoma përgatitet artileria e sulmit.Ndërkombëtarët janë spektikë për aftësinë e politikës shqiptare për të vetkontrolluar veten dhe pranuar rezultatin” u shpreh kreu i PDS-së.
Përballë këtij rrugëtimi të vështirë opozita ndihet komode, ku mbledhja e 26 kryetarëve të partive të majta vlerësohet si një mesazh pozitiv nga ana e zotit.Milo. Megjithatë do të jetë nënshkrimi i marëveshjeve të veçanta të aleatëve të majtë me partinë kryesore PS, ajo që shënojë zyrtarisht krijimin e kalicionit.
“Një shenjë e parë u dha me mbledhjen e 26 kryetarëve të partive politike, ishte mesazh i rëndësishëm. Do të pasohet nga shumë takime të tjera dhe ato do të institucionalizohen.Opozita po organizohet dhe do vazhdojë të pregatitet për nësnshkrimin e marrëveshjes me PS. Kjo do ta konsolidonte më tepër koalicionin, do krijonte më shumë besim dhe do të përcillte mesazhin e një opozite të fortë dhe të bashkuar. Çdo parti do ulet në tryezën e punës me PS dhe do të negociojë, do të kërkohet në përputhje me rolin dhe peshën, po kështu do të kondicionohet edhe me rezultatin në zgjedhje. Është krijuar pak a shumë bindja për forcën e partive qoftë të mazhorancës apo opozitës. Përfundimi i negociatave do të shënonte zyrtarisht krijimin e koalicionit, nuk parashikoj surpriza. Duhet të ketë mirëkuptim dhe tolerancë reciproke në emër të misionit për të fituar zgjedhjet” shtoi Milo.
Brenda institucionalizimit të marrëveshjes me PS, kreu i PDS nuk parasheh edhe lista të përbashkëta, ndërsa shprehet i sigurtë se nëse votat nuk vidhen partia e tij do të jetë konkurente e fortë në disa qarqe të vendit.
“Ka një paragjykim që partitë e vogla s’janë në gjendje të garntojnë të vetme për të fituar deputetë. Dhe kjo jo aq nga kodi, sesa nga numërimi i votave. PDS ka një elektorat konstant. Nëse s’do ndërhyhet në kutitë e votimit dhe gjatë numërimit të tyre them me bindje se PDS do jetë konkurente e fortë në disa qarqe për të fituar drejtëpërdrejtë një deputet” u shpreh ai.
PDS është dhe dëshiron të mbetet aleate e PS, deklaroi në Ora News Milo, ndërsa për zotin. Dule të PBDNJ-së deklaron se përmes heshtjes së tij po tenton të rrisë pazarin e ofertave nga dy forcat kryesore, apo dhe vetë partitë e tjera pretendente për krijimin e një poli të tretë.
“Nuk mund të kometoj në emër të PBDNJ. Kjo parti ka po të njëjtën sjellje politike, negocion në mënyrë të vecantë dhe në momentin e fundit vendos se ku do të orientohet. Është më tepër lëvizje taktike për të rritur pazarin, pret cdo ofrojë PD,PS, apo partitë e tjera që do krijojnë polin e tretë.Unë s’mund ta mohoj se oferta i janë bërë PDS. Drejpërsëdrejti nuk kemi ofertë nga Berisha, por indirekt e ka bërë disa herë. Me zotin. Meta takohem vazhdimisht dhe uroj që një ditë rrugët tona të bashkohen.Ne jemi aty ku kemi qenë dhe ne natyrshëm do jemi aty, e shohim veten në aleancë me PS. Besojmë se PS do ta vlerësojë në maksimum këtë partneritet me PDS-së” përfundoi Milo.