Dy persona te maskuar dhe të armatosur grabitën pronarin e një lokali tek ura e Milotit. Grabitja u krye rreth orëve të para të mëngjesit të djeshëm në rreth-rrotullimin e rrugës së Kombit. Mësohet se David Hoti sapo doli nga lokali i tij, grabitësit i drejtuan armën dhe i morën edhe makinën tip Benz. Më pas u larguan nga vendngjarja. Njëri prej personave të maskuar ishte veshur me uniformë policie. Gjithçka ndodhi pak metra larg postbllokut të policisë.
