Milot, plaçkitet për skrap ura mbi lumin Mat, mister autorët

redaktor

Tregtisë së skrapit nuk i kanë shpëtuar as urat. Një e tillë është sulmuar nga hajdutët ditën e djeshme dhe i janë marrë pjesët metalike. Policia bën me dije se urës mbi lumin Mat, që lidh aksin rrugor Fushë Krujë-Shkodër, i janë vjedhur pjesë metalike, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme. Sipas policisë, persona ende të pa identifikuar, kanë shkëputur nga ura pjesë të konsiderueshme metalike në mënyrë që ti shesin për skrap. Një grup hetimor po punon për gjetjen e autorëve të krimit.

Share This Article
1 Comment
  • Ishalla edhe urat tjera kan fatin e késaj::::Ministrat po vjedhin miljarda,smendojn pér popullin qé po vdesin uriet:::::ju lumshin duart çuna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *