Milot Rashica pëlqehet nga Ajaksi i Amsteradamit

redaktor

Ajaksi i Amsterdamit vazhdon të shfaqë interes për Milot Rashicën. Me shitjen e Arkadiuz Milik për  rreth 30 milionë euro te Napoli, harkëtarët kanë mjafutueshëm të ardhura për të bërë dy goditje në merkato.

Fillimisht Ajaxi do të kërkojë të gjejë zëvendësuesin e bomberit polak por nëse për majën e sulmit dy alternativa janë ato të Pione Sistos dhe Marlos Morenos për të përforcuar krahët e repartit të avancuar, klubi kryeqytetas dëshiron të afrojë në skuadër Milot Rashicën. Me largimin e Frank De Boer, drejtimin e Ajaksit e ka marrë trajneri Peter Bosz, i cili e njeh shumë mirë Rashicën pasi kanë punuar sëbashku te Viteshe në fazën e parë të sezonit të kaluar.

Ishte pikërisht trajneri 52-vjecar ai që e afirmoi dhe i dha mundësi për të luajtur talentit shqiptar në Eredivisie. Peter Bosz e pëlqen shumë Milot Rashicën si lojtar dhe me të në drejtimin e Ajaxit mundistë që 20-vjecari nga Vushtria të transferohet në Amsterdam janë të mëdha.

Mediat holandeze shkruajnë se Rashica do të ishte një blerje shumë e mirë për harkëtarët duke patur parasysh faktin se është një talent në rritje dhe sezonin e kaluar spikati jo pak me fanellën e Viteshes. Me shitjen e Milik, Ajaksi ka financa për të bërë të mundur këtë transferim. Kartoni i Rashicës i cili kërkohet edhe nga Napoli, Lacio apo edhe Gallatasaraji mund t’i kushtojë arkave të Ajaksit nga 6 deri në 7 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *