Milva Ekonomi: Protestë militantësh, jo e popullit

DITA Online

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi është shprehur se opozita nuk po mëson dot të bëjë protesta paqësore. Më tej ajo është shprehur se në proteëstë kishte vetëm militantë dhe jo qytetarë që dalin për hallet e tyre.

Në të gjitha këto protesta që janë bërë një nga mesazhet kryesore që i është dhënë opozitës jo vetën nga kombëtarët por edhe nga ndërkombëtarët se, është e ligjshme të protestojnë, pro protestat nuk duhet të shoqërohen me dhunë.Kjo karakteristike e protestave të opozitës që nuk e di se çfarë ndodh por pas pak ata degjenerojnë dhe shkojnë drejt dhunës është një mësim që nuk po mësohet dot nga opozita.  

Ajo që vura re unë sot se natyrisht që e ndjemi jetën politike në Shqipëri për detyrën që kemi dhe për me tepër duke qenë qytetarë të këtij vendi. Protesta e opozitës nuk kishte numra të rritur dhe ata kishin më shumë kohë për të bindur persona për të ardhur në protestë. Shumica e protestuesve ishin fytyra militantësh. Kjo është një protestë politike dhe jo një protestë popullore. Unë nuk mendoj që  ka qytetarët që protestojnë dhe ajo pjesë nuk përbën shumicën, ata nuk përbejnë shumicën”.

Ndër të tjera ajo u shpreh se opozitës i është bërë e qartë nga mazhoranca dhe ndërkombëtarët se qeveria është legjitime.

“Mesazhet deri më tani janë të paqarta dhe kanë një mesazh “Rama ik”, por kësaj i është dhënë përgjigje se Parlamenti është legjitim, qeveria dhe Kryeminisiri janë legjitim. Këtë përgjigje nuk ia ka dhënë vetë mazhoranca por edhe ndërkombëtarët që thonë se qeveria është legjitime”.

l.v/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Mashtrim i pandëshkuar i militantes së “rilindjes” Milva Ekonomi, dhe jo i popullit.Sipërfaqja prej 1700 ha i tokave Shterore të
    ish krypores dhe vaskave per rritjen e peshkut, ku mendohej se do te ndertohej Porti Karpenit ne Kavaje, pothuaj jan shituar
    nga militantet e Qeverise Rama,qe pershpejtojn ti heqin qafe shpejt,me çmime te uleta fare. Dhe ky eshte qellimi i tyre,vjedhja
    e tokave dhe jo ndertimi i Portit.””22.07.2016.Parlementi votoi projekt-ligjin që i hap rrugë negocimit të kontratës me “Star
    Bridge Developments Limited” për ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës. Milva Ekonomi Ministre e Zhvillimit Ekonomik,
    Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i paraqiti parlamentit këtë projekt ligji për procedurën e veçantë të negocimit të kontratës
    me kompaninë qe do te ndërtoje portin. Bëhet fjalë për një investim strategjik me vlerë 5 miliard USD nga i cili pritet të krijohen
    70.000 vende të reja pune. Në një intervistë për Tema Online Ministrja Milva Ekononi me detaje shpjegon projektin.Duhet marrë
    në konsideratë se Porti i propozuar për në Karpen do të shërbejë si port distributor i kargove të sjella nga anijet transoqeanike
    të gjeneratës së fundit, të cilat aktualisht nuk përpunohen në asnjë port në pellgun e Mesdheut, por vetëm në portin e Roterdamit.
    Kush janë kompanitë e propozuese të këtij projekti?Kompanitë investitore për projekt propozimin janë kompanitë e mirënjohura
    AECOM nga SH.B.A., AECOM Capital dhe banka e investimeve globale William Blair, e themeluar në Chicago që nga 1935 me mbi
    1200 punonjës, të vendosur në 22 zyra nëpër botë, Ramboll nga Britania e Madhe, RTV Architects nga Britania e Madhe, STFA nga
    Turqia, dhe Summa po nga Turqia (regjistruar në Turqi 1989).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *