Partia Demokratike i cilëson fyese deklaratat e fundit të kryeministrit Rama lidhur me sistemin doganor të tetë viteve të qeverisjes së Berishës. Deputeti Florion Mima akuzoi sot kryeministrin se ka bërë fyerjen më të rëndë ndonjëherë në adresë të sistemit doganor shqiptar.
“Pas gati një jave endjeje nëpër pika të ndryshme doganore, me fokus gjetjen e zyrave me lagështirë e të palyera, Kryeministri, sikur të ishte kryebojaxhiu i vendit, finalizoi aksionin e tij me shprehjen; Sa herë përmendet emri doganier, nënkuptohet një hajdut. Kjo është fyerja më e rëndë që i është bërë ndonjëherë sistemit doganor shqiptar nga një shtetar shqiptar që nga fillesat e këtij shërbimi”, theksoi Mima në një konferencë për mediat.
Sipas tij, megjithëse në sistemin doganor mund të ketë edhe hajdutë mes qindra doganierëve të ndershëm, mund të ketë edhe zyra me lagështi apo pajisje që nuk punojnë, Dogana Shqiptare kurrsesi nuk janë ato që shikon Kryeministri me syzet e zeza të sindromës së vitit 0.
“Kjo doganë në vitin 2005 mblidhte vetëm 60 miliardë lekë, ndërsa sot mbledh mbi 160 miliardë lekë, ndonëse taksat doganore kanë ardhur vazhdimisht në ulje. Kjo doganë në vitin 2005 ishte në gjendje të mjerueshme, ndërsa sot ka ndërtuar të reja doganat e Murriqanit, Qafë-Botës, Tiranës, etj, ka rindërtuar Drejtorinë e Përgjithshme dhe po rindërton të gjitha pikat e kalimit kufitar sipas projekteve te financuara nga BE. Kjo doganë në vitin 2005 ishte vendi ku tregtarët shkonin me thasë plot me para, ndërsa sot është vendi ku deklaratat dorëzohen online, pagesat kryhen online dhe ku sistemi kompjuterik i bën nder asaj duke e renditur ndër vendet me modulet më të përparuara të IT-së”, u shpreh Mima.
Sipas tij, përgjatë 8 viteve u rrit që dogana të ulte shpeshtësinë e përdorimit të çmimeve të referencës nga rreth 30% në vitin 2005, në rreth 7% në vitin 2013. “Të gjitha këto pune i bënë doganierët, specialistët, drejtuesit dhe tekniket shqiptarë që sot janë flakur në rrugë për t’u lënë vendin militanteve e freshistëve të partisë së z. Rama. Doganat nuk janë zyrat e palyera, nuk janë kioskat e ndryshkura e karriget e thyera që nxituat të nxirrnit në kamera. Ato janë një sistem kompleks aktivitetesh, rregullash, ligjesh, kodesh, trupash, procedurash dhe të dhënash kompjuterike doganore. Meqë jemi te të dhënat doganore dhe meqë, tashmë, duhet te keni nxjerrë mësime nga kopjimi plot defekte i të dhënave tatimore, porositini sejmenët tuaj të mos bëjnë të njëjtat gabime në mësymjen e radhës”, u shpreh Mima.
Mos more. Si eshte e mundur te dale nje bire nene dhe tu thote hajduteve qe jeni hajdute??? Hajdutet dhe injoranca me kapele kane nje mbrojtje paralmentare dhe askush nuk guxon ti therrase ne emer sepse ,,,,dalin keta monstrat e shpellarit dhe ju “cjerrin maskat”.
Vazhdoni punen Z.Rama dhe mos u preokuponi me njerez te ketij kallepi sepse vota e shqiptarit do ti coje heren tjeter, atje ku e kane origjinen,,,ne koshin e mbeturinave. Kjo nuk eshte force opozite. Kjo eshte nje bande kriminale qe mundohet te ruaje shpellat ku conin mallin e vjedhur. Ky vend eshte i tejngopur me “politikane” te tille.
Bravo i qoftë këtij Mimkës, EDI RAMA ia fut kot , gjithë Populli e di dhe e ka të qartë se të gjithë doganierët, pa përjashtim, sëbashku me Ritkën e Rakickës, janë njerzit më të ndershëm, duhet edhe t’i ndihmojmë ca se janë më të varfërit në Shqipëri.
Sikterr mor qelbësirat e Sali Kriminelit!
ky eshte me palle nga sala ne kete moshe dhe flet brockulla
Ububu ç’paska thëne rama mor mima? Ke te drejte mima? Duhej t’ju thoshte superhajdute siç themi fjala vjen supermarkete!? Ah mor rama ! Gabim te madh ke bëre? Te kapi mima. Or po si u bë ky mima nga kambist superzedhënësist ekonomist?
Floriani qenka merzitur pse Rama u tha hajduteve, qe jeni hajdute. Nuk u merziten hajdutet dhe biles habiten me Florianin pse i mbron.
Filloi pune ne dogane Shabani, kish harxhuar shume para, (Floriani e kisjte ligj, me paguaj, te behesh doganier) por me ne fund, ja arriti u be doganier.
Puna ecte, Shabani u be i renfesishem, kurre skishte pate dike qe ti servilosej dhe Shabani krekosej dita dites.
Dhe erdhi fundi i muajit, shefi e thirri, o Shaban, hajde ktu, dhe shkoi Shabani, shefi i la nje zarf ne dore, u habit Shabani, e mori se ne nje muaj, Shabami merrte vezem zarfa dhe nuk pyeste, Pse.
Mori Zarfin dhe e futi shpejt ne xhep, se puna e mesoi qe cdo zarf ta hiqte qafe shpejt dhe shkon pyet Xhemolin, si katunarin e vet qe e kishte, Xhemolo, shefi si duket paska ndonji hall, se ma dha nji zarf, Xhemoli hapi syte, por dhe i hypi inoti, pse shefi kish fillu me e lon ne harres dhe shkon Xhemoli ke shefi.
O shefo, po mu mharrove, apo sjom tami i ronsishem un, o bo i ronsishem Shaboni tani, ca thu mor tarallak ja kthe shefi, po pra, Shabes i ke dhon zarf ne mu mke harru.
Ca zarfi o kaqol, un i dhash rrogen dhe mbasi u sqaru Xhemoli se si ishte puna zarfit, shko ke Shaboni ne i thot, O Shab, ska hall shefi, asi hall ska, po tka dhon rrogen o kaqol.
Shaba i hutu e pyt Xhemolin, po si kshtu o Xhemol, pse ene rrog paska ktu?