Ka ndjekur studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë, dega Finacë, më pas studimet Master në Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranës dhe Nebraskës. Është Doktore Shkencash në Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare, në Universitetin e Veronës, në Itali. Eksperiencë e gjatë në fushën akademike dhe në administratën vendore. Deputete e Kuvendit të Shqipërisë prej vitit 2009 dhe N.Kryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave si dhe Anëtare e Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian. Aktualisht, kandidate për deputete e Partisë Socialiste, në Qarkun e Lezhës.
Pse vajzat e vogla, i kanë lodrat ndryshe nga djemtë?
– Mendoj se ndryshimi vjen për shkak të gjenezës. Është bukur që jeta edhe në fillimet e saj na shfaqet e larmishme.
Gratë e tjera në Parlament, a e pranojnë lehtë karizmën tuaj?
– Nuk e di, mendoj se tërheqja ndaj të kundërtave është një fakt që duhet pasur parasysh. Mendoj se është më e perceptueshme te burrat, karizma e një gruaje në politikë. Kjo vlen që të të besojnë dhe të të ngarkojnë përgjegjësi. Gratë e perceptojnë ndryshe. Unë ndjej se gratë së pari shohin te unë, një nënë, një vajzë, një vajzë të një nënë, gruan e një burri, pastaj shohin politikanen.
Shqipëria, a ofron alternativa?
– Kriza i mbyt alternativat. Pikërisht, ne këtë synojmë në 23 Qershor, t’u krijojmë të gjithëve alternativat që u kanë munguar. E shikoj shoqërinë të tulatur, të pa motivuar, të pa shpresë dhe kjo më sjell trishtim. Sidomos tani gjatë fushatës, e ndiej që njerëzit kanë nevojë që dikush t’i kuptojë, kanë nevojë për shpresë, për alternativa që ata të mund të zgjedhin. Politika e dhunës, e ndasive, e përçarjes nuk mund të jetë kurrë alternativë për asnjë qytetar, qoftë i majtë apo i dhjathtë.
Në 70 vitet që u lanë pas, a mendoni se është folur mjaft për politikë, dhe tani ka ardhur koha të flitet pak edhe për njeriun?
– Po, duhet të flasim për dinjitetin njerëzor, për respektin për jetën që është dhurata më e madhe që Zoti na ka dhënë. Jeta nuk përsëritet, dhe duhet të mundësohet të jetohet me të gjitha dimensionet e saj. Shpesh herë shohim që jeta e njeriut në këtë vend, konsiderohet gjëja më pak e çmuar dhe kjo është e trishtë. Duhet ta ngrejmë rëndësinë e saj në çdo mjedis, në çdo diskutim, pasi Zoti kur ia ka falur jetën njeriut, i ka dhënë edhe dinjitetin bashkë me të. Qeveritë duhet të krijojnë punë, begati, respekt ndaj të sëmurëve, fëmijëve, të moshuarve, të pakicave, të pamundurve, të marxhinalizuarve dhe sigurisht ndaj grave. Politika nuk i jep dinjitetin asnjë individi, ajo duhet të krijojë kushte dhe të respektojë çdo individ. Rrugët, hidrocentralet, shifrat e mëdha të investimeve patjetër që janë të rëndësishme, por njeriu është lënë jashtë vëmendjes. E ardhmja nuk është çimento, beton, gurë, metal, por është lumturi shpirtërore. Në respekt të së ardhmes, duke respektuar individin, vetëm kështu përparojnë gjërat në rrugën e duhur.
Duke u nisur nga numri i madh i aksidenteve në aksin Tiranë –Lezhë, jam përpjekur ndër vite të bëj të mundur që në shkollat fillore dhe në gjimnaze, në një orë mësimi në javë të mësohen rregullat e qarkullimit rrugor. Këtë nismë e kam quajtur “Jeta nuk ka pjesë këmbimi”. Ç’mund të bëhet për të patur sa më pak humbje në jetë njerëzish, apo të lënduar?
– Në fëmijërinë time, megjithëse nuk kishte shumë makina, ne i mësonim këto rregulla dhe i respektonim. Sot, në perëndim, edhe në kopësht janë pjesë e programeve mësimore, sepse edukimi është i domosdoshëm. Një qeveri që me paratë tona na tregon arritjet nëpër media kombëtare apo lokale, një pjesë të këtyre parave mund t’i shpenzonte pikërisht për këtë qëllim, për të treguar se sa jeta e njeriut është në qendër të çdo nisme. Standartet në rrugë, sinjalistika dhe menaxhimi janë shumë të rëndësishme, nuk ka në asnjë vend, një polic në çdo km. Sot, ne kemi 4 herë më pak makina për 100 mijë banorë, dhe kemi 4 herë më shumë aksidente me pasojë vdekjen për aq banorë, krahasuar më një shtet evropian.
Aty ku mbaron logjika, a fillon statistika?
– Unë mendoj se shkojnë të dyja bashkë, por në të dyja duhet të ketë shpirt, zemër dhe pasion. Pa dyshim, shkenca është e rëndësishme, por ne duhet të kërkojmë në çdo gjë, të fusim ngjyrat, diellin dhe dashurinë njerëzore.
A vazhdon sot, si dikur, tradita e poezizë në rrethin e Lezhës?
– Lezha është një tokë e talenteve që ka furnizuar jo vetëm një qytet si Shkodra, por gjithë Shqipërinë. Duhet të bëjmë gjithçka që kjo traditë e pasur të vazhdojë, sepse do t’i shërbente gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë.
Gratë shqiptare, a e vlerësojnë një shfaqje të bukur. A e duartrokasin?
– Janë vëzhguese shumë të mira, dhe pse nuk prononcohen shpesh herë janë edhe gjykuese shumë të sakta. Roli i gruas vazhdon të jetë bazik, referues dhe qëndror në shoqërinë tonë.
A mund të thotë një grua “sido të ndryshojnë gjërat, tek unë nuk kanë për të mbërritur këto ndryshime. Më mirë ta shes votën dhe të marr një sasi të hollash, sesa ta humbas këtë shans”?
– Pa dashur të përgjithësoj, por për një grua është më e vështirë shitja e votës, sepse e konsiderojnë të pamoralshëm një veprim të tillë. Ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë, gruaja e ka të vështirë të ulet në kafe dhe të negociojë për votën e saj. Ne si Parti Socialiste, jo më kot përpiqemi të kemi në komisione sa më shumë gra, sepse janë besnike, të pagabueshme dhe të drejtpërdrejta.
Fushata, a ngjason me një provim, dhe partitë politike janë ato që përgatisin elektoratin për ditën e provimit?
– Ndoshta edhe ngjason, pasi të dyja kanë emocione të mëdha. Por unë mendoj se emocionet e zgjedhjeve janë më të forta, sepse deri sa të numërohet vota e fundit, nuk dihet rezultati.
Nëse KQZ do të vazhdojë të jetë me katër anëtarë, kjo situatë a ngjan me një mësues që i mbyll sytë në provim ndaj nxënësve të preferuar, që të kopjojnë?
– Fakti që Shqipëria është këtu ku është, me institucione që nuk janë të pavarura, apo mungesa e theksuar e funksionimit të shtetit ligjor, na tregon se nuk kemi ende një demokraci funksionale dhe kjo pikërisht për shkak të njerëzve që lejojnë të kopjohet në zgjedhje. Kjo situatë duhet të marrë fund sa më shpejt.
Unë mendoj se për një rilindje të vërtetë, duhet të rilindin edhe vlerat që sot ndodhen nën tokë. Në rilindje, a keni përfshirë edhe Mauzelumin e Skënderbeut?
– Për shkak të krizës që po kalojmë, mendoj se shumë vlera po zvogëlohen, apo po zhduken. Vendet e tjera, edhe kur nuk i kanë, i krijojnë ato. Ne i kemi dhe janë lënë qëllimisht në harresë. Idhujt janë veçse orientimi ynë. Heroi ynë kombëtar, i cili i kalon përmasat e historisë sonë, dhe kufijtë e kombit shqiptar, është aty dhe duhet trajtuar ndryshe. Por para pak kohësh, qeveria mori vendim për ta dhënë kalanë e Lezhes me konçension për 20 vjet, ndërsa qeveria franceze ka akorduar para për të nxjerrë në pah një pjesë të çmuar të historisë sonë pikërisht atje. Kalaja e Lezhës është 2000 vjeçare, dhe ekspertët vendas dhe të huaj, mbështesin teorinë që varri i Skënderbeut mund të jetë pikërisht brenda kalasë. Nëse ne nuk përpiqemi ta rilindim historinë tonë absolutisht unikale, brilante dhe epokale, pa dashur këtu të bëj shovinizëm, në respekt të fqinjësisë së mirë që e kanë po aq të pasur historinë e tyre, në të vërtetë nuk kemi bërë asgjë.

Shqiptaret e kane sot nej alternative, dhe alterantiva e vetme e ndryshimit eshte partia socialiste, ndaj me 23 Qershor cdo shqiptare do te votoje per kete alternative, do te cvotoje per skuadren e Rilindje.
Sali berisha gjithmone ne dy javete e fundit ben si rregullon.. dy tre rrugica.
ku ishte para 8 vitesh sali berisha qe Nuk mbajti as Nje nga premtimete
qe vetem premtime jep dit per dit dhe tani ne dy javet e fundi po ben sikur po rregullon dy rrugica
Un do te votoj per 29
Duhet te Rilindje cdo shqiptare qe te kuptoje se nuk behet fjale thshte per vota dhe nderrime pushtetesh, por flitet per shenderrime rrenjesore te vednit, fitet per nderrime idesh dhe parimesh..ndaj me 23 Qershor voto per Rilindjen shqiptare voto numrin 29.
Nuk do te ket me sali berishen qe vetem kerceno cdo dite.
duke ber mitingje dhe duke bllokuar rrruget qe te ket njerz me zore..
teksa 23 qershori po afron saliu spo le njeri dhe aktivist te partis socialiste pa cenuar ,
hequr nga puna , dhe deri ne vandalizem , prishje prone dhe bomba ne shtepi kulimiiii ne nuk i
duma keto gjera jemi qytetar dhe jemi ne demokraci dreqi e mori
Duhet te kemi sa me shume grane ne parlametn, zonja te nderuara si Mimi Kodheli per ti dhene ze dhe force femres shqiptare, por per ti dhene te gjitha grave perfaqesim dinjitoz duhet te votojme partin socialiste sepse ne Skuadren e Rilindjes ka mjaft gra te zonjat te cilat gezojne nje respekt te lart ne shoqeri.
Mimi eshte grua me reputacion qe perfaqeson denjesisht gruan socialiste, gruan me vlera, intelektuale, me moral te paster jo si ato papagallet e PD qe vetem e nxine imazhin e Shqiperise dhe harruan se ekzistuan femra shqiptare, menduan vetem per udhetimet luksoze te tyre neper Europe, nderkohe qe Shqiperia “digjej”.
Voto Skuadren e Rilindjes per ta Rilindur Lezhen dhe te gjtihe shqiperin…voto numrin 29 per ti kthyer vlerat e mundguara dhe te neperkembura nga pushteti ne ikje qytetit te lezhes.
dhe shqiperia do rilind
Forca Mimi Kodheli je me e mira
voto 29
KUJDES KUR VOTONI MENDONI CFARE NA KA BER SALI BERISHA /8 VJET
MOS HARRONI CFARE BERI SALI BERISHA ME 21 JANER
A ESHT SALI BERISHA AI QE SHITI DETI……
R
I
L
I
N
J
E.NET
berisha ne 8 vite ka shenur tragjedi dhe afera te medha korrupsioni dhe mos zbatimi te ligjit
dhe kete kur e ben ai populli do ta bej e do ta bej, te shporret se ka zhgenjyer kedo , ai nuk
ka me vend ketu , ai nuk meriton me asgje, urime zoti rama po beni nje pune te shkelqyer
sigurisht qe duam rotacion.kjo eshte demokracia.boll me me te njejtat
fytyra.sala e kishte pushtetin populli e zgjodhi e perseri populli do ta heqi sepse ka
kohe qe po tregon qe nuk eshte me i afte per ta qeverisur kete vend
berisha po i jep fund te gjithe shqiperis jo vetm ne ekonomi por edhe ne te gjitha fushat ndaj ai te zhduket njeher e mire
, nuk na duhen njerz qe pasurojne familjen por qe punojn ne te mire te vendit, as njerez qe per hir te vites qe duan mashtrojne njerz me bileta falas, emigrantet e dine gjendjen ku ai e ka cuar shqiperine ndaj sali harroje , rilindjeee
Po ky do ket ngaterruar ilacet Nuk ka faj te ben sali berisha te pish ilacet E gjyesht se esht gjysh vete…
NUk e di se me cfare synimi ka ardhe Ne shqiperi Ku shqiperia Nuk ka voje Per edi ramen qe beri tiran qe Ben kakerdhi saliu Me BASHEN
ja nje grua qe mund te quhet me plot goje politikane e denj, nje shembull i mire per vajzat dhe te gjitha grate e tjera qe e kane perbaltur figuren e gruas ne politike. Ky esht imazhi i Partise Socialiste dhe Rilindjes.
ka per te rilindur lezha ,historia e perdhosur ne ekto 8 vite keqqeverisje nga berisha .. ajo qe duhet te bejne te gjithe qytetaret e lezhes eshte te votojne alternativen e duhur alternativen e fitores te ndryshimit te vertet
Suksese zonjes dhe Skuadres Rillindjes ne zgjedhjet e 23 Qershorit. Jemi te gjithe duke uruar
qe fitorja te jete e juaja, ashtu sikunder duhet te kishte qe ne 2009, megjithate vendi eshte gati per tu qeverisur prej jush, dhe planit tuaj politik i cili i duhet sot me shume se kurre ekonomis specifikisht dhe vendit me pergjithesisht.
Shyqyr me ne fund nje grua me plot kuptimin e fjales, nje femer qe ben punen e politikanes dhe te Parlamentares, jo nje zhurmuese e keqe e cila shemton figuren e gruas ne politik. Qofshin te gjitha si ju Mimi, do te kishim nje politik me te paster e me pak te ashper.
Te vjen mire kur shikon menyren e te sjellurit te kesaj femre, flet me argumenta dhe llogjik, shume ndryshe nga ato gra qe jane propozuar nga Partia Demokratike, ku mbizoteron vulgariteti dhe egersia qe as nje burri nuk i shkon per shtat, e jo me nje mashkulli.
Lezha do RILINDI ne 23 qeshor dhe bashke me te do RILINDI e gjithe Shqiperia.
Vetem me voten tuaj mund ta bejme realitet RILINDJEN e SHQIPERISE.
Kriza i mbyt alternativat. Pikërisht, ne këtë synojmë në 23 Qershor, t’u krijojmë të gjithëve alternativat që u kanë munguar.ate qe saliu nuk beri ne 8 vite zonja kodheli kemi besim te plote qe ju do te beni dicka per lezhen urime ne fitoren e sigurt
ja si flasin njerzit e emncipuar te rilindjes qe do te na sjellin shqiperine e cila ka humbur nen petkun e korrupsionit te saliut Pa dashur të përgjithësoj, por për një grua është më e vështirë shitja e votës, sepse e konsiderojnë të pamoralshëm një veprim të tillë. Ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë, gruaja e ka të vështirë të ulet në kafe dhe të negociojë për votën e saj
lezha eshte lene ne meshire te fatit, nje zot e di se cbejen ata njerz per te jetuar aty, me sakrifica e stermundime , kur eshte shume e thjesht nqs punohet dhe gjerat fillojne te nomalizohen, rilindje per lezhen me 23 qershor
zonja kodheli berisha ne 8 vite ka shenur tragjedi dhe afera te medha korrupsioni dhe mos zbatimi te ligjit dhe kete kur e ben ai populli do ta bej e do ta bej, te shporret se ka zhgenjyer kedo , ai nuk ka me vend ketu , ai nuk meriton me asgje
kthejini lezhes fytyrene merituar dhe nderin ka 8 vite e lene menjane a thua se nuk ekziston, keto jane njerzit qe shume shpejt do te bejne historin e fitores me te madhe ne vend rilindje
kryeministri ne ikje po ben tentativat e fundi per te manipuluar por mesa duket ai nuk e njeh popullin shqiptar dhe lezhjanet qe jane te zhgenjyer qe kane lene te afermit e tyre per gjendjen e e keqe ekonomike , duhet rilindje urgjente
bravo zoti rama dhe mimi po bejne nje pune te shkelqyer ju jeni nje lider i vertet dini cfare thoni dhe jemi te sigurt qe do te beni ate qe saliu nuk mundi te benste per 8 vite rilindje dhe per lezhen
mimi kodheli dhe eshte i pari lider deri me tani qe ka vene theksin per tu kujdesur per bregdetin, europen le ta bejme ne shqiperi skemi pse te ikim ne europe, si gjithmon zoti rama fantastic
programi i PD-së në vitin 2005, parashikonte zero përmbytje në zonat veriore dhe perëndimore të Shqipërisë. nderkohe ndodhi e kunderta , lezha dhe shkodra jane permbyt disa her dhe kane patur humbje kolosaleeee dhe saliu si dha asgje vec premtimeve boshe , lezha nuk e meriton harresen e tij, ndak rilindja po troket dhe 12 dite
nuk e di si eshte lene lezha ashtu turp sespse ne kemi nje bregdet qe do ta donte e gjithe bota, lezha eshte permbyt bashke me shkodren se saliu bente pushim e nuk donte tja dinte per vendin, por vetem me vote si qytetar do ta shporrim , duam rilindje nga lezha ne te gjithe shqiperin
lezha do rilindje
te shpresojme edhe ne qe zgjedhjet te jen te lira dhe te ndershme dhe fituesi me humbesin ti japin doren njeri tjetrit por kjo eshte e pamundur nga zoti berisha , por ne jemi te vendosur te mbrojme voten tone