Urimi i Kodhelit për ushtarakët: Misioni më fisnik, mbrojtja e Atdheut

Dita

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka uruar me një mesazh video të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Të dashur ushtarakë të FA të Republikës së Shqipërisë, të dashur punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes kudo nga jeni ju uroj për shumë vjet Gëzuar Vitin e Ri 2015. Ju falenderoi gjithçka keni bërë për 2014 për mundin, sakrificat, djersën ,edukimin, trajnimin, stërvitjen.. Uroj që ky vit të jetë më i mirë se 2014. Me dëshirën e madhe dhe dashurinë që keni treguar në sigurinë e jetës së cdo qytetari shqiptar në sigurinë e misionit tuaj fisnik, atë të mbrojtjes së Atdheut. Ju falenderoj për gjithcka keni bërë në 2014. Ju uroj shumë gëzime, shumë lumturi, për ju dhe familjet tuaja. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri 2015”, ishte urimi i ministres.

Share This Article
9 Comments
  • nga jashte na mbron NATO.halli eshte kush na mbron nga bandat mafioze te Saliut,Edvinit dhe ilir floririt moj shoqja Mrike.

  • Kjo ministre kaq e re me shprehi kaq bajate. Sllogane te vjetra ne koka te reja. Sot flitet per mbrojtje nga terrorizmi etj, jo ngeli me sllogane mbrojtje vendi. Vendin mbrojeni nga te brendshmit qe me korrupsion po e gryejne pak e nga pak se te huajt nuk i hedhin as qurret asaj katrahure te gatuar aty.

    • Asnjë fjalë urimi për ata mijra ushtarakë në pension,rezervë e lirim !? Krasitur pa mëshirë nga dhjetra reforma politike e mekanike !? Më tej,në një mendje me “loku”,”Kris 1″ dhe “lulimiri”? Nderime!

  • NJE URIM HIPOKRIZIE ME DEKORATA PER KRIMINELET E ENVERIT

    Dekorata per kriminelen e Enverit Vito Kapo si nje DHURATE babagjyshi per Vitin e Ri ishte URIMI me Famekeq qe politika jone kombetare i ka bere popullit dhe miletit.

  • Oj Mrik.
    Mbrojtja e atdheut duhet të perdoret kur Je shtet i pavarur. Kur ke industri, ekonomi, flori, kur ushtria ka të kopletuar me teknike dhe njerez forcat luftarake ajrore, Forcat ushtarake detare, forcat e mbrojtjes toksore, ku hyjne dhe brigatat tankiste, forcat e mbrojtjes kufirit etj etj. ju Aviacionin e shkrit per skrap, shkollen e aviacionit e mbyllet, tanket i shitet skrap, floririn e mori Ilir Floriri etj etj. Dhe ti flet per mbrojtje

  • Sa e ndryshkur je ne mendime o njeri i palexuar, me fjalimet e pershendetjet me bajate… je e fundit e ministrave. Nuk ka njohur shqipnia nje ministre qe vetem emrin ka te tille..
    SI nuk te vjen turp me njemije deshtime, qe i ke lene shoket tane ushtarake pa leke, pa ushqimet, pas hstepine e tyre, me Ministrine e syrgjynosur. A keni dinjitet shtetari ju o te PAAFTE O FUNDERRINA TE SHOQERISE. Beji nder ketij populli syrgjynosu sa me shpejt nga mm se dhe Beno Imamit ja hengre plotesisht m.tin.

  • Dakort me urimin Tuaj zonja ministre. Bravo !
    Keto gjera dini ti beni mire Ty dhe Edvini, u thoni nja dy llafe patriotike
    ushtarakeve e policeve dhe ata shkojne e vene jeten ne rrezik per 5 leke,
    te cilat me paturpesi u a perflitni, sikur ua jepni nga xhepi Tuaj.
    Ku jeni me premtimet e bera, se u zotuat shume para 2013 ?
    Zbatoni te pakten 10% te zotimeve te marra ne fushate.
    Sepse i kini lene ish ushtaraket te mbytur me borxhe edhe
    pse i sherbyen pa asnje kusht atdheut.
    Ata bene pikerisht ate qe ty na kerkon neve sot.
    A mund tju besojme ne kur shohim shoket tane roje nate per 120 mije leke,
    ne policite private ?
    Por punet tuaja i zgjidhni mire Ju. Ty e rregullove me pune kunatin tend
    ne Ministrine e Brendeshme, edhe Ermonela e rregulloi mbesen ne ate ministri,
    e te tjere, e te tjere.
    Po ne ushtaraket cfar t’ju urojme, se urimet jane reciproke ?
    Urojme qe ne 2015 Ty, Edvini dhe qeveria e Rilindjes, te kujtoheni me shume
    per sa kini premtuar.
    Sepse mund ta genjesh e te tallesh nje here me hallexhiun, por ruajuni se
    nje i papune, nje qe s’ka buke per kalamajte, nje njeri ne probleme jetike
    sa nevojtar eshte aq dhe i rrezikshem behet kur te kupton qe tallesh me fatkeqesine e tij.
    Mimi, populli thote nje fjale te urte : “Ne kete dynja lahen te tera”.
    Dhe ju bejini mire llogarite se erdhi qershori.
    Me qe gjat ketyre 2-3 viteve te fundit mbollet genjeshtren, i bie qe te korrni mashtrimet.

  • Ata qe kercenojne me Qershorin qe vjen i kam shume per zemer. Po pse o te nderuar po i ben keq ti se nuk do ti zgjedhesh me. Do iki Hasani do vije Hyseni. Keta do ikin te mbushur si paraardhesit e tyre do vijne te tjere te mbushen. Jo o jo nuk eshte kjo. Ajo qe duhet bere eshte qe cdo titullar apo i zgjedhur ti kerkohet llogari per punen qe ka kryer, ti vihet ne tavoline pasuria qe ka vene dhe ti merren tepricat dhe te denohet per tejkalimet e pa taksuara. Kjo eshte rruga dhe jo ai budalloalleku 1.mil shuplaka e ku di une cfare perrallash te tjera-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *