Mimoza Hafizi për eklipsin e Diellit: Shfaqje drithëruese natyrore

Ornela

 

Mimoza Hafizi

Pas pak, disa miliona banorë të planetit tonë do të kenë fatin të shohin një shfaqje drithëruese natyrore. Eklipsi i plotë i Diellit kësaj here i shfaqet amerikanëve, me urimin që asnjë re, sado e vogël, të mos ia cënojë madhështinë e ngjarjes.

E meritojnë një dhuratë të tillë nga Natyra, për mbështetjen e madhe që i japin shkencës së hapësirës.

Anijet kozmike dhe teleskopët e Agjencisë Spaciale Amerikane NASA janë disa nga sytë e tokësorëve që shohin botën e largët, duke kërkuar Fillimin e duke qëmtuar yll pas ylli për të tjera qënie të ngjashme me ne.

Eklipsi i Diellit ndodh ngaqë Hëna, si çdo trup tjetër që ndriçohet nga Dielli, lëshon hije. Po kur kjo hije bie mbi Tokë, banorët e asaj zone shohin për pak minuta Diellin të zihet, qiellin të errësohet e të pikëlohet nga yjet mu në mes të ditës.

Një mrekulli e natyrës, që do ia shtoja 7 të tjerave, renditur nga National Geografic. Dhe nuk e shpjegoj dot se pse Eklipsi i plotë i Diellit nuk është në atë listë, krahas Aurorave Polare, kanioneve e ujvarave.

Ndoshta ngaqë nuk ka një zonë të preferuar dhe sezon të caktuar, por i bindet tekave të lëvizjes së Diellit, Tokës dhe Hënës.

Nuk na bindet ne njerëzve, sigurisht, por ne njerëzit dimë ta themi saktësisht se ku ndodh, jo një javë e një muaj, por vite, dekada e shekuj para ngjarjes. Dija jonë sfidon edhe kësaj here tekat e Natyrës, e kjo na bën krenarë.

 

Share This Article
7 Comments
  • Nuk e kuptojme se ku dija jone sfidon tekat e Natyres?
    Pra njerezimi me “dijet” qe ka do ti vere ne sherbim per te mos lejuar qe te ndodhe eklipsi, ose ai te ndodhe ne ate kohe kur ti doje bytha atij (njerezimit), per te sfiduar tekat e Natyres.

  • Zonja Mimoza! Eshte dukuri e zakonshme astronomike, asgje tjeter! Ai ndodh jo vetem ne Ameriike, por dhe ne vendet e tjera. Mjafton qe te tre trupat qiellore (Dielli, Hena dhe Toka) te jene ne nje vije te drejte. Jane mesime qe, ne brezi i 50 – 60 vjecareve i kemi studiuar ne ish lenden e Dituri Natyres! Ju pershendes!

    • “një shfaqje drithëruese”?????
      po të ishim nja 200 vjet më parë ose në ndonjë vënd të humbur të mbytur nga injoranca!?po mund të themi se është drithërues,por në një vënd ku arsimi,megjithëse ka degraduar në maksimum,prap na i shpjegon fare mirë se nuk ka asgjë për tu “drithëruar”pa çdo lloj eklipsi,hënor a djellor!!
      pastaj hafizi e vazhdon me një,unë do ta quaja thjeshtë pavarsisht se hafizi është profesioniste,budallallëk profesional në përpjekje për tu shprehur në mënyrë “letrare”!
      “por i bindet tekave të lëvizjes së Diellit, Tokës dhe Hënës.
      Nuk na bindet ne njerëzve, sigurisht, por ne njerëzit dimë ta themi saktësisht se ku ndodh, jo një javë e një muaj, por vite, dekada e shekuj para ngjarjes. Dija jonë sfidon edhe kësaj here tekat e Natyrës, e kjo na bën krenarë.”
      quan “tekë të natyrës” një fenomen që vetë ajo shkruan se është i parashikueshëm me një përpikmëri të jashtëzakonshme qindra vite më parë!harron zonja hafizi se “tekë”është një fenomen i paparashikueshëm!!tekë nuk mund të quajmë as tërmetet e uraganet,sepse mund të parashikohen me një farë saktësie sado të pasaktë!!tekë mund të quajmë një breshër në mes të korrikut në vlorë e sarandë,rënjen e dëborës në sahara,por jo eklipset,jo lëvizjen e planeteve!

      ash
      ti nuk duhet tia keshë idenë e asaj që thotë hafizi,sepse është e pamundur të shkruaje kështu”Shumë bukur”!nuk ka asgjë të bukur,ka vetëm të gabuar!!
      për më keq nga një SPECIALISTE E FUSHËS!!

  • Mbas “fitores” se thelle ne zgjedhjet e kaluara , si pjese e elites shkencore te vendit , si koke e madhe qe eshte , n/kryetarja e partise do te kete kohe te merret edhe me shkence te madhe , me universin ! Jo me kot e emertuan partizen e tyre “Libra” , edhe pse s`kane asgje te perbashket me librin , pervec shkarravinave te Benito Blushit !

  • “një shfaqje drithëruese”?????
    po të ishim nja 200 vjet më parë ose në ndonjë vënd të humbur të mbytur nga injoranca!?po mund të themi se është drithërues,por në një vënd ku arsimi,megjithëse ka degraduar në maksimum,prap na i shpjegon fare mirë se nuk ka asgjë për tu “drithëruar”pa çdo lloj eklipsi,hënor a djellor!!
    pastaj hafizi e vazhdon me një,unë do ta quaja thjeshtë pavarsisht se hafizi është profesioniste,budallallëk profesional në përpjekje për tu shprehur në mënyrë “letrare”!
    “por i bindet tekave të lëvizjes së Diellit, Tokës dhe Hënës.
    Nuk na bindet ne njerëzve, sigurisht, por ne njerëzit dimë ta themi saktësisht se ku ndodh, jo një javë e një muaj, por vite, dekada e shekuj para ngjarjes. Dija jonë sfidon edhe kësaj here tekat e Natyrës, e kjo na bën krenarë.”
    quan “tekë të natyrës” një fenomen që vetë ajo shkruan se është i parashikueshëm me një përpikmëri të jashtëzakonshme qindra vite më parë!harron zonja hafizi se “tekë”është një fenomen i paparashikueshëm!!tekë nuk mund të quajmë as tërmetet e uraganet,sepse mund të parashikohen me një farë saktësie sado të pasaktë!!tekë mund të quajmë një breshër në mes të korrikut në vlorë e sarandë,rënjen e dëborës në sahara,por jo eklipset,jo lëvizjen e planeteve!

    ash
    ti nuk duhet tia keshë idenë e asaj që thotë hafizi,sepse është e pamundur të shkruaje kështu”Shumë bukur”!nuk ka asgjë të bukur,ka vetëm të gabuar!!
    për më keq nga një SPECIALISTE E FUSHËS!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *