Ka lindur në Tiranë. Ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, më pas ka ndjekur studimet në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike, organizuar nga Këshilli i Evropës. Ka ndjekur studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Eksperiencë e gjatë dhe trajnime të shumta në fushën e gazetarisë, barazisë gjinore, komunikimit publik dhe politik dhe institucioneve evropiane.
A është një veçanti për një grua, njohja e gjuhës frënge?
– Ne që kemi ndjekur gjuhët e huaja, kishim fatin të lexonim literaturën franceze në gjuhën origjinale. Sigurisht, në vitet e para, sistemi ende nuk kish ndryshuar, dhe i kemi kushtuar vëmendje Balzakut, ndërkohë që mund të kishim lexuar më shumë autorë kontemporanë. P.sh. Prustin e kemi lexuar shumë vonë. Ndërsa në shkollën e mesme, më tepër merreshim me libra politikë, Kongresin e tetë, apo historinë e Partisë të cilat ishin shumë sfiduese.
Si ka mundësi, që gratë edhe pas një jave mbajnë mend se çfarë ka pasur veshur një grua në një event?
– Përgjithësisht ne na pëlqejnë detajet dhe kjo mund të jetë arsyeja mendoj.
Çfarë ndryshon mes pushtetit lokal dhe atij qëndror?
– Në rradhë të parë, janë dy nivele të ndryshme qeverisjeje në Shqipëri. Pushteti vendor është ai që ushtron veprimtari më pranë qytetarëve. Mendoj se po merremi më tepër me atë që thotë Berisha apo Rama, ndërkohë që duhet të na interesojë Kryetari i Bashkisë apo i Minibashkisë, pasi janë më afër nesh dhe interesave tona direkte.
Gruaja, a është pushtet?
– Natyrisht që është pushtet.
Është pushtet lokal apo qëndror?
– Në kuptimin e punës që ajo bën, është pushtet qëndror, por roli që i vishet është ai i pushtetit lokal.
Ekziston një thënie “Ai që hesht para një padrejtësie, është veçse një djall pa gjuhë”. Media në Shqipëri, a është pjesë e djallit?
– Duhet parë nëse hesht me vullnet, apo pa vullnet. Sot thuhet se media censurohet, por unë mendoj se media vetëcensurohet. Gazetarët e kanë më të thjeshtë ta bëjnë lajmin, ashtu si i shkon përshtat pronarëve, të cilët natyrisht kanë lidhje me pushtetin apo opozitën, sesa të dëgjojnë “pse e bëre?”, pastaj t’ju bjerë telefoni dhe ta bëjnë lajmin nga fillimi. Vetëcensurimi theksohet edhe në raportet e ndërkombëtarëve. Veç kësaj punësimi pa kontratë i gazetarëve i bën më të shantazhueshëm, dhe e gjitha kjo për fat të keq, me kalimin e viteve po thellohet dhe nuk po gjen zgjidhje.
A ke dëgjuar nga një qeveri, që të thotë “ende nuk i kemi në duar të gjitha mediat e vendit”?
– Unë nuk e kam dëgjuar. Sigurisht çdo parti politike ka strategjinë mediatike. Pikërisht zyra e shtypit është shpirti dhe mendja e komunikimt publik, se si ata vijnë dhe paraqiten në publik. Në këtë drejtim, ka përmirësime të dukshme, pasi marrin në punë profesionistë për manipulimin e opinionit. Prandaj, kur qytetarët dëgjojnë politikanët, duhet të vendosin një filtër të dyfishtë.
Po gratë, cilën gënjeshtër ia thonë më shpesh njëra- tjetrës?
– Nuk vij dot se do merrem me vajzën, djalin… Kjo funksionon, pasi prioriteti i grave mbetet familja.
Po kur i bëjnë komplimente njëra-tjetrës, a gënjejnë?
– Komplimenti është i pëlqyer për këdo, por varet nga momenti kur bëhet. Nëse ti ke arritur të realizosh me sukses një punë të madhe e të vështirë dhe komplimenti të vjen për veshjen, natyrisht që kjo nuk të pëlqen.
Atëherë, gruaja shihet si dekor?
– Po, fatkeqësisht, po. Madje duket edhe në përzgjedhjen e kandidateve nëpër listat e deputetëve. Shihet së pari pamja e jashtme, mandej intelekti dhe komunikimi, pavarësisht se kjo mund të jete si pjesë e strategjisë zgjedhore.
Mimoza, ky planeti ynë, a të duket nje vend koti?
– Mendoj se jo. Mënyra se si sillen njerëzit me të, bën që të quhet koti, por nuk është i tillë.
Për sa kohë që ju keni punuar në Presidencë, a është parë ndonjë disk fluturues mbi Presidencën shqiptare?
– Nuk mendoj se ne jemi shtet që mund të bëhemi fokus i një lajmi të tillë.
Para disa kohësh, kur zbriti një helikopter në avllinë e ish-Presidentit Z.Bamir Topi, mendova se mund të kish qenë një disk në të vërtetë?
– Thjesht për korrektim si gazetare. Isha në Izrael ato ditë kur ndodhi kjo dhe e lexova se helikopteri nuk ish ulur, por kish fluturuar ulët dhe kish shqetësuar njerëzit që ndodheshin aty brenda.
A është diskutuar ndonjëherë, për një sistem gjysëm-presidencial?
– Jo, pasi ne jemi republikë parlamentare dhe të bësh një gjë të tillë duhet të ndryshosh Kushtetuten, por është diskutuar një ligj për presidentin.
Përse? Mos vallë Presidenti është i paligjshëm sot?
– Sigurisht që është i ligjshëm, por që kur është ndryshuar Kushtetuta, Presidentit në kapitullin e vet nuk i janë përcaktuar funksionet, detyrat, ndarja e pushteteve. Dhe Presidenti Z.Bujar Nishani ka artikuluar se do të përpiqet ta bëjë në kohën e tij këtë gjë.
A bëjnë analiza gratë përpara se të jenë pjesëmarrëse në trajnimet tuaja? P.sh. mund të kenë mungesë hekuri, diabet të fshehur, apo ndonjëgjë tjetër, i cili mund të ndikojë në rezultatet e pritshme?
-Natyrisht nuk bëjmë analiza biologjike, por bëjmë analizën se sa të përgjegjshme janë ndaj rolit që kanë, sa i njohin të drejtat dhe detyrimet për punën që bëjnë.
A i thoni një gruaje, e cila synon karrierën politike, por që në të njëjtën kohë është e mëse e dukshme, që ajo nuk bën për atë punë?
– Çdo grua mund të merret me politikë dhe mund t’ia dalë. Për mua, dija është pushtet.
Përse në parlamentin e ardhshëm do të hyjnë vetëm 24 gra?
– Si PD dhe PS pavarësisht propagandës për përfshirjen e grave në shumë qarqe, nuk i kanë vënë ato as në vendin e tretë në listat e kandidatëve dhe për këtë veçse janë gjobitur nga KQZ.
Po sikur t’u ngelet hatri grave, dhe mos të votojnë asnjërën prej këtyre dy partive?
– Do të kish qenë një sukses shumë i madh! Mbase kjo do të ishte e vetmja mënyrë për t’u dëgjuar zëri i tyre. Nuk do të ishte keq, nëse gratë do të abstenonin kësaj radhe, madje edhe ato vetë që janë pjesë e partive.
Kjo eshte nje zonje e vertete por ka lindur ne Shkoder e jo ne Tirane. Si gazetare dhe si keshilltare e presidentit Topi ka qene shume dinjitoze.
ti ke rreshkit