Mimoza Kusari – Lila nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e AKR

redaktor

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila deklaroi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për strukturat udhëheqëse të Aleancës Kosova e Re.

Siç raporton Klan Kosova, Kuzari – Lila tha se zyrtarisht ende është pjesë e AKR-së, por theksoi se nuk do jetë pjesë e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.

“Është koha e përcaktimit të saktë të subjektit politik. Përderisa vitin e kaluar kam shpall kandidaturën dhe pas një kohe ka pas një ndryshim në qasje, ku kam qene pjesë e sulmeve të ndryshme që s’duhet të ndodhin në parti politike. AKR -ja si subjekt politik ka një qasje dhe një program të mirëfilltë. Nëse kemi dështua si parti, arsyrja është mos menaxhimi i mirë”, tha ajo gjatë një inteviste televizive.

Më tej, Kryetarja e Komunës së Gjakovës deklaroi gjithashtu se ndonëse nuk është larguar zyrtarisht, ajo nuk ka në plan të marrë pjesë në zgjedhje të brendshme. Kusari – Lila theksoi se për të është shumë më e rëndësishme detyra që ka, se sa pozicioni në parti, duke u shprehur se nuk e sheh veten si strukturë udhëheqëse të partisë.

Sa i përket të ardhmes së saj në politikë kryetarja e Komunës tha se ende nuk e ka vendosur.

Share This Article
1 Comment
  • Moskandidimi per kryetare partie e z.Kusari, si njera nga politikanet kosovare me oratori te perkryer, te cilen pervec kesaj dhuntie e karakterizon dhe morali e perkushtimi serioz per punen, do te ishte fatkeqsi jo vetem per Kosoven. Kokat e politikes mbare shqiptare duhet te marrin shembull prej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *