Mimoza Kusarit i vjedhin kuletën dhe disa dokumente nga makina

redaktor

Mëngjesin e sotëm, makina e kryetares të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila është grabitur.

Makina ka qenë e parkuar në hyrje të parkut të Gërmisë, ndërsa ajo po bënte vrapin e përditshëm.

Persona ende të panjohur kanë thyer xhamin e makinës së Mimoza Kusari-Lila, duke i vjedhur asaj kuletën edhe disa dokumente personale.

Këtë ngjarje e pranon edhe vetë Mimoza Kusari-Lila e cila në një prononcim për Zëri.info thotë se: “Herët në mëngjes më është thyer vetura, si çdo ditë që shkoj në Gërmi për të vrapuar e kur jam kthyer nga vrapimi në ora 7:00, e kam parë që më është thyer vetura.

Më është vjedhur kuleta personale si dhe disa dokumente. Nuk e di nëse ka qenë vjedhje ordinere apo jo, por ka pasur edhe vetura tjera përreth. Ka mbetur që policia ta hetojë rastin”.

Share This Article
1 Comment
  • ne vend qe te shkojsh me vrapu me makine, shko e eç ne kemb, cdo dite nuk do kesh nevoje me vrapuar edhe do te na kurssejsh ndotjen e ajrit me kerkin tend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *