Një grup minatorësh kanë dalë sot në protestë para Parlamentit, për të shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit që pritet të miratohet sot për statusin e tyre.
Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorit, plotësimin e kërkesave të tyre dhe deklarojnë se ligji i qeverisë nuk i përmbush.
Një prej minatorëve në pension tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të djegë veten pasi ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia jep Kushtetuta.
“Nuk shton kuotat tona. Na le shumë poshtë. Unë kam 16 vite punë, po ta shumëzosh me 1%, mund të ngrihet 22 mijë lekë të vjetra. Ku do shkoj me këto. Unë barazohem me kooperativistin. Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. Në 2009 bëmë marrë veshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka”, tha minatori.
Ndërkohë minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit janë mbledhur para Prefekturës për të protestuar lidhur me dhënien e statusit të minatorit.
Vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale.


j.l./ dita

Po mos digj veten o popull i torturuar deri ne palce
Boll ke vuajtur. Digj Ramutin dhe Ahmutin flake.
Brigadat Rosa ne Itali per kete pune u ngriten. Dhe ja dolen pas tre vjeteve te ngrinin rrogat dhe te mernin benefitet per punetoret.
Nuk e bene nga qefi, po nga halli
Neqoftese minatoret jane te “mençur”, jo njeri te djege vehten, por te gjithe ta djegin vehten dhe keshtu nuk i hapni probleme qeverise jo me status, jo me pagesa.
Po bete kete veprim EDI RAMA “ju do fort” sepse keto pare i shkojne te xhepin e tij dhe do t’ju kujtoje gjithemone siç kujton te renet e 21 janarit me nje tufe lulej. Tung.