Një minë antitank u gjet në oborrin e banesës së një efektivi policie në Fushë Krujë.
Burime policore thanë se mina e pa shpërthyer është gjetur në oborrin e banesës së policisë Lutfi Dani, banues në fshatin Luz. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe është njoftuar Njësia Antieksploziv Tiranë. /Dita/
