Mini-shengeni, Mustafa-Ramës: Mos e provofsh Jugosllavinë, s’ta uroj

Nela

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i LKS-së, Isa Mustafa ka folur së fundmi në lidhje me Minishengenin e Ballkanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa e quan mini-Jugosllavi këtë projekt teksa shprehet se nuk i uron askujt ta provojë këtë gjë.

Mustafa gjithashtu u është përgjigjur deklaratave të Ramës teksa shkruan se

Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë. I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-shengenin dhe Mini-jugosllavët,”- shkruan ndër të tjera kryetari i LDK-së.

Statusi i Mustafës

Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

Në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!
Në shiqim të parë duken projekte atraktive, por në esencë qojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës.

Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

Marrëveshjet e Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe idea për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi.

Marrëveshjet e tilla qojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do ti mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me te gjatë më te, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kosova nuk kufizohemi tanipërtani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje, sepse siç dihet Shengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj.

Politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi. IM

 

n.s. / dita

Share This Article
6 Comments
  • GABOJ APO ËSHTË E VËRTETË QË JUGOSLLAVIA TITISTE KA BËRË GENOCID NË KOSOVË; NDËRSA MUSTAFA, PERSONALISHT, KA BËRË KARRIERË.
    Qofsha i gabuar!

  • Para se lideret Shqiptare te ndermarin nisma rajonale ne fillim duhet te njehesojne politikat ndermjet Kosoves& Shqiperise pastaj te veprojne si nje e vetme dhe jo te ndermarin nisma unilaterale , kjo demton ne radhe te pare Kosoven dhe jep idene se te 2 shtetet Shqiptare nuk kane unifikim interesash duke e dobesuar faktorin Shqiptar , kjo i sherben me se miri Serbise dhe miqve te saj Sllave , nese Z Rama e pelqen kaq shume mikun e tij Serb udhe e mbare le te kerkoje ndonje pasaporte Serbe dhe te na shporet nje ore e me pare
    Per keto nisma me ke u konsultua ky lideri yne i ndrtitur , sepse per ceshtje te tilla duhet te diskutohet me pare te informohet publiku se cilat jane perfitimet tona dhe ne total a dalim te fituar apo te humbur
    I vetmi perfitues nga mini Shengeni eshte Serbia e cila prodhon me shume dhe me lire se Shqiperia apo Kosova dhe si rjedhim ajo do te shese produktet e saj duke bllokuar apo falimentuar prodhimin vendas , pra ne do te sherbejme thjesht si nje treg ku Serbia do te shese mallrat e saj ndresa ne do shkaterojme edhe ate pak industri prodhuese qe kemi , bravo Z Rama po na ben nder te madh po mbyll edhe ato pak fabrika dhe do te rritesh papunesine dhe o burra Shqipetare te dashur udhe te mbare per ne emigracion , kjo eshte detyra e liderit tone te ndritur
    Sa per Kosoven ata e dine me mire strategjine e tyre . nese pranojne kete mini shengenin e famshem Kosova do te mbytet nga mallrat Srebe

  • Mustafa me sa dime ka qene minister ne kohen e jugosllavise, e nuk e kuptoj pse paska vuajtur nje minister, e tani na hiqet e persekutuar. Jo more mustafe, njohja e kosoves nuk vjen duke u larguar nga komshinjte e sidomos nga shqiperia. Mblidhni mendjen e kthehuni politikes normale, e jo asaj te vetelargimit. Mos harroni se kosova eshte sot shtet ne saje te usa, e mos respektimi i politikes se saj e te vendit meme ju con drejt atje ku ishit, apo jeni te forte dhe e ndertoni vete shtetin e kosoves, sic e ndertove ne kohen kur ishe minister i milloshevicit.

  • Ne pamje te pare “Minishengeni” duket jo I kendshem per ata qe Ish-jugosllavine nuk e kishin as te qejfit e as te zemeres.Por, me habiten ‘reagimet” e disave nga ata me ” mize n’kapuaq”.Regimi I Thacin ishte I nivelit,kapitalin atdhetar qe bart dhe nje arsyeje politike e shteterore me postin dhe pergjegjesine qe ka para Kushtetutes dhe qytetareve te Kosoves.Por, reagimet e Berishes e Isa Mustafes,vertet ishin aq false, aq jashte vetes se tyre dhe mendjes e zemres, sa edhe qyetetari me naiv,por qe di te kaluaren e tyre, e kupton se, keto ishin fjale goje per opinionin.Qysh mund te flet Berisha kur, Miloshit I dhueroi-shiti derivate te na vrete e te ne ndjek nga terojet tona,Kur u takua tenzisht me t e dhe I “Premtoj dhe I garantoj” autonomi te mjaftueshme per Kosoven.Kur solli Arkanin ne Shqiperi,kur nuk beri asnje, ama bash asnje, te mire per Kosoven dhe UCK,Pervec 400mije eurove Gacanices.Kur arestoi dhe burgosi kuadrot komanduese,prisite e UCK,Kur vrau bisnismenin Hoxha,pse ndihmon UCK e cka tjeter la pa bere ne dam te shqiptareve mbrenda e jashte Shqiperise.Apo Isa Mustafa-defatorja e Miloshit,kreu detyre qeverisese ne system te Miloshit,Nuk perkrhau formimin e LDK, me vone me ndihmen-dredhite e disa veprimtareve nga Llapi erdhi ne Qeverine e Boshit dhe pasluftes me dredhira sllave erdh ne krye te LDK,tash edhe me kolice e pampers synon Presidencen e Kosoves.Ky tash “hallakatet” per Minishengenin Ilirik.Vertet eshte per habi kur degjon edhe disa zera me te kaluar te vrente patriotesh politikanesh,profesoresh,analistesh e punlicistesh. E po ku jemi!!E çka kemi mes nesh!!??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *