Miniera më e çmueshme dhe më e madhe në botë e diamanteve po bëhet edhe më e madhe.
Debswana, një “joint venture” mes kompanisë “Anglo American Plc’s De Beers” dhe qeverisë së Botswana’s po kërkon të thellojë dhe më tej minierën e Jwaneng, në 830 metra raporton “Bloomberg”.
Ky thellim parashikohet t’i zgjasë aktivitetin minierës me 11 vite, deri në vitin 2035 dhe do të mundësojë nxjerrjen e 50 milionë karatëve në vijim.

Jwaneng, që nisi punë në vitin 1982 me kapacitet të plotë është prodhuesi më i madh i diamanteve në vlerë dhe thellësia e saj aktualisht është 650 metra.
Projekti i mëparshëm i zgjerimit të minierës kushtoi 3 miliard dollarë.
“Projekti me shumë mundësi mund të financohet nga burimet e brendshme” është shprehur zëdhënësja e kompanisë.

a.s/dita
