Institucioni që preket më shumë nga reforma në drejtësi është Prokuroria. Tashmë ky institucion, nga hierarkia vertikale me në krye Prokurorin e Përgjithshëm, bëhet institucion horizontal.
Pra reforma ka rrëzuar dy shtyllat e sistemit te deritanishëm të Prokurorisë. Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm humbet kontrollin mbi hetimin dhe mbi emërimet apo transferimet e prokurorëve.
E thënë ndryshe, posti i tij mbetet thjesht i një menaxhuesi administrativ pa patur kompetencë të futet në hetimin e çështjeve.
E vetmja kompetencë që i mbetet Prokurorit të Përgjithshëm është të përfaqësojë akuzën në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese si dhe të menaxhojë punën e administratës.
Kompetencat e Kryeprokurorit
a-Përfaqëson akuzën në Gjykatën e Lartë dhe çështjet ne gjykatën kushtetuese me përjashtim të rastit kur përfaqësimi bëhet nga Prokuroria e posaçme;
b-Nxjerr udhëzime të përgjithshme me shkrim për prokurorët me përjashtim të prokurorëve te prokurorisë së posaçme;
c-Siguron mbarëvajtjen e punës në administratën e prokurorisë , me përjashtim të administratës së prokurorisë së posaçme . Krijimi dhe mbarëvajtja e strukturave të teknologjisë se informacionit në prokurori rregullohet me vendim te Këshillit të Ministrave;
ç-propozon dhe administron buxhetin e prokurorisë , me përjashtim të buxhetit të prokurorisë së posaçme;
d-raporton në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit;
dh- Ushtron kompetencat te tjera të përcaktuara me ligj.
Ndryshe nga tani, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës çdo prokuror do të jete i pavarur në hetimet, pa i dhënë llogari eprorëve.
Puna e tyre do te vlerësohet periodikisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kjo strukturë, KLP do të jetë përgjegjëse edhe për karrierën e prokurorëve, kompetencë e cila deri me tani ishte në duar të Prokurorit të Përgjithshëm.

ME SE NORMALE. NUK MUND TE KETE PAVARESI ISTITUCIONI PA PAVARESI INDIVIDI.Nje prokuror i ‘humbur’ i nje qarku te ‘humbur’ka te drejten brenda ligjit te hape hetim edhe per prokurorin e pergjithshem po qe se ka shkelje penale!
Shkurt Kosit+Uje Llalla (Berisha+Shkerdheni) ka ne dore celsat e kashtes, por dhe celsat e kashtes nuk hyjne me ne pune se nuk ka me kashte.
I kane hequr nga dora “Ishullin e Thesarit” dhe te korrupsionit.
o zot!!!!!!po fatmir mediu c’don aty,mer aman.ai do beje drejtesine?mooooooooos.
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM