Një përrallë pa faturë (Video)

Nela

I ashtuquajturi minishengen ballkanik është miratuar nga Shqipëria si një projekt politik për të cilin qeveria nuk ka bërë asnjë sqarim se çfarë përfitohet konkretisht në planin ekonomik.

Deri më tani hapur kundër këtij  projekti ka dalë vetëm Kosova  që ka ngritur argumente mirëfilli ekonomike.

Mirëpo edhe në Tiranë qeveria e z. Rama duket se nuk ka bërë ndonjë konsultim me biznesin përderisa kreu i Dhomës së Tregëtisë Nikolin Jaka, përmes një interviste për TvT thotë se mallrat shqiptare refuzohen nga vendet e rajonit.

“Mjafton të zbatohet CEFTA minishengeni të jetë i implementueshëm. Por mos të harrojmë se Shqipëria sot bllokohet në çdo vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të dërguar produktet e saj. E bllokon Maqedonia, e bllokon Mali i Zi, e bllokon Bosnja. Pra i vetmi vend ku ne mund të shkojmë pa pe pengesa, sidomos për produktet me origjinë shtazore është Kosova. Serbia nuk i pranon produktet e Kosovës. Dhe për aq kohë sa nuk i pranon është normale që edhe mallrat e saj të mos pranohen. 

Maqedonia në pikun e sezonit bllokon domaten shqiptare dhe fillon me historinë e analizave të pesticideve. Deri më dje, kur nuk kishte domate vetë, domatja shqiptare ishte më e mira

Argumenti i z. Jaka është shumë i kuptueshëm: përpara se të firmosim dokumente pompoze, kujdeset kush për interesin tonë? Të paktën në këtë rast nuk është media që po shpif, por përfaqësues të biznesit që po thonë se pas fjalëve të bukura të Vuçiç dhe Zaev qëndrojnë interesa ekonomike të cilat kur vjen puna te shqiptarët mesa duket pakkush kujtohet t’i mbrojë”.

n.s. / dita

Share This Article
12 Comments
  • nuk ka mundsi qe Rama ka ber nje gje pa u konsullfuar me biznesmen e tregtar e pranoi gabimin qe ne qoft se zoti rama ka qen ne influencen e mjellit te bardh te prur nga serbia dhe e ka firmosur

  • Refuzohen se jane te dobta….tani fole ti o Jake? Apo te shijonin tenderat e spitaleve? Shtojce e qeverive e asnje ndihme per bisnesin

  • ky nikolin jaka eshte zorre e trashe e berishes
    .
    krimi i rames eshte se tradhetoi jetimet e 21 janarit kurse per kete hapat qe ben per ballkanin eshte i urdheruar nga te tjeret jashte qe faktikisht bejne ligjin ne shqiperi..
    .
    vazhdon koncerti i dites duke u bere pjese e regjizures

    Rama ik ..bashberishmeta hajdeni..

    • e lesh lesh
      per cfare flet shkrimi cfare thua ti
      domatet or tunxh domatet
      saliu dhe meta me ramiun tat hane ushqim te zgjedhur se ua mban xhepi

  • ..
    Ne farmaci….just now farmaci nate …….njoni..
    Goce me jep i prezervativ te math po me te madhin e mundeshem se du me e vu ne koke….
    Ua zoteri po eshte per gje tjeter…
    E di te keqen e di….po eshte Hallowin sot edhe du me u masku si Edi…….

  • “Ta dini se ne, në sy të Evropës së qytetëruar, jemi negër, dhe asgjë më tepër; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq, por të gjithë na përbuzin e na kanë për të poshtër. Hiqni dorë, ju them, se u bëmë palaçot e dheut.
    Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zini besim raporteve që thonë gjëra të mira për ne, – dhe mbase një ditë dalim të rritur përpara botës.”

    |Faik Konica/ Katër përralla nga Zullullandi, 1922|

  • as qeveria as rama as kuvendi s’kan dhen asnjeher llogari sovranit ne asnje nga mandatet per vendimet dhe ligjet e tyre. Vete vendosin vete vulosin. Rama zbaton politika hermetike ne vendimmarrjet ekonomike financiare e sidomos ato politike e kombetae.

  • “Argumenti i z. Jaka është shumë i kuptueshëm: përpara se të firmosim dokumente pompoze, kujdeset kush për interesin tonë?”
    or ti,këtu nuk ka të bëjë me “interesin tonë”,ka të bëjë me INTERESIN TIM dhe ky “TIM” është vetëm një njeri edvin rama,që nga turpi a nuk e di përse, quhet edi tashti!!ky palaço,që “tallet” me mark markun,se nuk kishin gjetur emër tjetër,po tallet me një popull të tërë!!po firmos e po vulos sikur të ishte gjyshi i tij i vërtetë!!
    për fat të mirë del dikush e thotë një fjalë,por që nuk mjafton fare!!
    palaçollëqeve të pushtit tonë me origjinë burgajeti,ne duhet ti përgjigjemi me bojkotin tonë!!
    bojkot që duhet ta kishin bërë shqiptarët e kosovës që ditën që u çliruan nga sërbia “ASNJË MALL SËRB NË DYQAN”,atë që duhet ta bëjnë po të njëjtit shqiptarë të kosovës pas 9 muaj bllokade qeveritare të mallrave sërbe,atë që duhet të bëjmë ne nëse ky dobiç na sjell mallra sërbe!
    mos i bli dhe merr fund muhabeti a mini leshi i ramës!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *