Pas miratimit te dekreteve te Presidentit nga Kuvendi, 4 ministrat e rinj Aldo Bumci, Visar Zhiti, Halim Kosova, Florion Mima dhe zëvendëskryeministri Myqerem Tafaj kanë bërë betimin ne Presidence para kreut të shtetit, Bujar Nishani dhe Kushtetutës se Shqipërisë.
Në ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha; Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Fatos Beja; Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Edmond Spaho; Kryetari i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Jemin Gjana, anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.