Ministrat në ikje punësojnë militantë më SMS

editor

Skandali i filmuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit. Në celularin e Mediut vjen një mesazh. Dhe kreu republikan i bën forward këtij mesazhi për tek Ministri i Shëndetësisë

mesazhi-i-berishes-2

Që punësimet në administratën shtetërore janë një skandal i vërtetë, kjo dihej. Por gazeta Tema ka arritur të fiksojë një moment gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit, ku Ministri i Mjedisit bën sekserin për të punësuar njerëz në shtet. Skandali i rëndë tregon se si është katandisur qeverisja e vendit, që u ndëshkua rëndë me votë më 23 qershor.

Në celularin e Mediut vjen një mesazh me një rekomandim për një punësim. Në mesazh lexohet: “Sebastjana Beshiri, Fakulteti i Mjekësisë, dega shëndet publik, e diplomuar në vitin 2011. Faleminderit dhe respekte”. Dhe kreu republikan i bën forëard këtij mesazhi për tek Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova.

“Halim, është njeriu im në Elbasan, shiko të ma punësosh,” shkruan Mediu në mesazhin që i dërgohet Ministrit të Shëndetësisë.

Nuk thuhet asnjë fjalë pse kjo vajzë që kërkon të punësohet meriton këtë vend pune, por thjesht është një njeri i tij, që duhet të punësohet. Tani pyetja lind se sa njerëz ka punësuar qeveria “Berisha” në këtë mënyrë, duke nisur nga rrethi i tij i ngushtë familjar.

Share This Article
5 Comments
  • Prandaj kane shkuar pune per lesh ne shqiperi sepse qeveria berisha ben te tilla punesime. Te gjitha keto padrejtesi qe kane bere i paguajten me 23 qershor. Keto njerez nuk e njohin meritokracine prandaj duhet te hapin vendin nje ore e me pare sepse po i bejne nje dem shume te madh administrates.

  • Kjo është njëra nga format jo zyrtare të punësimit,por që ka qenë në themel të administratës militante të berishës. Por edhe forma zyrtare ka funksionuar në të njëjtën mënyrë. Konkurset për një vend pune në administratën shtetërore, zhvilloheshin formalisht, sa për të mbushur protokollet, sepse vendet ishin zënë para se të zhvillohej konkursi. Këtë kam parë personalisht në tre konkurse në Ministri të ndryshme. Sa për këtë Mediun, përveç se një Ministër vrasës, që nuk i hyri gjemb në këmbë nga gjithë ai Gërdec, është dhe një personazh shumë antipatik, që fryhet pa kurrfarë mënçurie! Do thoni ju si mund të rrinë bashkë mençuria me arroganën?!…

  • Per ministrat ok te denoncohen,kurse per personin tjeter gabim.Ruani privatesine e njerezve,sepse gazetaret neper bote ,mbulojne dhe targat e makinave kur japin nje kronike.Tung

  • e mo sikur cka ber,,,,punesoje 1 vajze ose grua dhe mbi te gjitha i dha te drejten e dinjitetit dhe te regulloje sa do pak ekonomin e vet dhe te familjareve te saj,,,,,por si do tja bejme kur te vi Mona kryevogla, qe 1vend pune e ka 5mije euro,,,se dhe bebisiterat e femijve te saj kur i beri drejtora tek METE,benin politiken e punesimit vetem me euro,sa dhe antaresin e vet te LSI e ngateronin,Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *