Ministrat teknikë “ndryshojnë” mendje, Mandija: Nuk ikim deri sa…

Gazeta Dita

Zv.kryeministrja Ledina Mandija tha sot në një intervistë për TV Klan se ajo dhe ministrat teknikë e kanë të pamundur të dorëhiqen dhe se do të qëndrojnë në detyrë deri kur Edi Rama të propozojë lirimin e saj nga detyra.

Zv.kryeministrja, Ledina Mandija Ajo tha se nëse Edi Rama nuk bën asnjë propozim për lirimin e “teknikëve” deri në krijimin e qeverisë së re, PD nuk i shpëton dot marrëveshjes së 17 Majit. Mandija thotë se është e detyruar të qëndrojë në detyrë deri kur Edi Rama të dërgojë kërkesën për lirimin nga detyra tek presidenti, më pas kreu i shtetit ta dekretojë dhe parlamenti të votojë dekretin:

“Ministrat dhe zv.kryeministri kanë përgjegjësinë në lidhje me funksionet dhe detyrat që ato ushtrojnë dhe nuk mund të braktisin zyrat apo detyrat. Do të qëndrojmë në detyrë deri kur të plotësohen kërkesat proceduriale sipas kushtetutës.

Kjo do të thotë që duhet të dekretohet, të behet propozimi nga kryeministri, të dekretohet dhe më pas të votohet në parlament” Mandia nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre dhe zgjedh të bëjë një lojë fjalësh për të mos e pranur direkt dështimin. “A kemi dështuar? Koha ishte e shkurtër.

Në një kohë 20 ditore ministrat teknikë dhe jo vetëm, arritën të merrnin masa me ato kapacitete që kishin, me atë infrastrukturë që kishin, që të realizonin këtë proces të monitorimit. A u garantua vota e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund ta them këtë” u shpreh Mandija për Klan.

Share This Article
8 Comments
  • Per qeverine e tanishme te EDI RAMES po perdori nje fjale nga emri i nje valleje nga Ulqini, QEVERI KOMSHARAVELI.
    Ore nuk e kuptoni qe EDI RAMES i ka ngelur timoni ne dore, jo me qe ai te drejtoje atobuzin, sepse nuk ka leje drejtimi, patente, per kete lloj automjeti, sepse eshte pesrona pa zanat dhe pa profesion.
    Edhe ky fare barboni dhe endacaku qe flinte poshte dhe nen urat e Parisit, vetem nje gje e ben mire pisllikun, mbjelljen me hashash dhe djegia e vendit me zjarre ku vete zhduket ne plazhin e Dhermiut.
    Siperfundim nuk din te beje asgje.

  • Ore perse iu prish mendja ketyre koqeve “teknike” mos ka mbetur gje ne tepsi e u kthyen per t’a marre.
    7 koqet “teknike” te SHQUP-it i kane dorzuar kerkesat per doreheqje, rojet e Ministrive duhet ti debojne me shpulla dhe shkelma bytheve, ti turperojne ne publik.

  • Z. “A” , Edi Rama do ja martoi te gjithve gjyshet,hallot,
    tezet e keshtu me radhe, por Ai ,Edi perdor dy taktika :
    E para , te mos nxitimit per te arritur ku do Ai duke per
    cdo ” martese” ,llogarite sa ” sa kushton dasma” dhe
    pasta hedh hapin duke thene me vete: dale,dale me nga-
    dale se s’keni pare gje akoma” ……..!
    Dhe e dyta, ndjek teorin e ” lodhjes” se kunderstarit ,duke
    zbatuar dy keshilla 1- hekuri kur lodhet keputet vete,sic
    njihet ne teknologjine e hekurit apo 2- te doktrines Mon-
    rroe,presidentit Amerika,te fillimit te shek. 19. ne mos ga-
    boj, sipas te ciles ” molla kur piqet bie vete,pa qene nevo-
    ja ta shkundesh degen e molles” Me kete teori Ai i refe-
    rohej vendeve te Amerikes Latine, udhehqjet e te cilave
    nuk pajtoheshin me qendrimet Amerikane dhe e kunder-
    shtonin ate ,sic ishte rasti i Simon Bolivarit ne Kongresin
    e Angostures,qe latinoamerikanet e njohin fare mire ven-
    dimet antiamerikane qe u moten atje .Per ta saktesuar me tej disa kongresmene amerikane te asaj kohe propo-
    zonin qe Amerika duhet te nderhyje qofte edhe ushtara-
    kisht kunder atyre vendeve latinoamerikane qe kunder-
    shtoni Ameriken !? Presidenti Monrroe leshoi parrullen qe
    permenda me lart “Lereni keto regjime sa te “piqet molla”
    dhe rrezohet vete,dmth .duhen lene qe te bien vete keto
    rregjime duke shtyre popujt e ketyre vendeve qe t’i rrezoj-
    ne keto qeveri dhe Amerika te ” ndihmoje ” keta popuj qe
    te ngrihen por jo vete ajo te nderhyje…..! Konkluzioni eshte i qarte edhe per K/ ministrin Rama ! Lereni “mollen”
    te bjere vete,te ” thyeje qafen ” vete ,Atij Edit nuk i prish
    asnje pune qe ata ” ministrat teknike” te shijojne edhe per
    dy jave kolltuqet e “embla ” te ministrave dhe te zv.krye-
    ministres Mandia ! Per sot kaq kisha ,neser na pret nje
    DITE E RE !!!

  • Presidenti Ilir Floriri nuk tundet nga sulmet kunder shtetit; Rama duhej te kishte preferuar zgjedhjet e parakohshme, se sa e zgjodhi kete komplotist ne krye te Shtetit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *